KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti bën homazhe te lapidari i familjes Morina: 13 % e të vrarëve gjatë luftës në Kosovë ishin fëmijë
Lajme

Kurti bën homazhe te lapidari i familjes Morina: 13 % e të vrarëve gjatë luftës në Kosovë ishin fëmijë

Kosova News
Kosova News 19:16 -30/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Me rastin e 26-vjetorit të masakrës në Milloshevë, të kryer nga forcat serbe, kryeministri në detyrë Albin Kurti, i shoqëruar nga deputeti Halil Thaçi, bëri homazhe pranë lapidarit të katër anëtarëve të familjes Morina, në oborrin e Shtëpisë së Kulturës, te pllaka përkujtimore e familjes Morina nga fshati Hade.

Në këto homazhe, Kurti tha se sot shënojmë 26-vjetorin e vrasjes së katër anëtarëve të familjes Morina: veprimtarit Fejzullah Morina dhe tre djemve të tij, ushtarit të UÇK-së, Lavdim Morina, si dhe dy fëmijëve, Fidaim Morina dhe Shkëlzen Morina.

Kryeministri Kurti, kujtoi se 13 % e të vrarëve gjatë luftës në Kosovë kanë qenë fëmijë, duke kujtuar të rënët e kësaj masakre, Fidaimin 14 vjeç dhe Shkëlzenin 10 vjeç.

“Pra, pothuajse çdo i shtati i vrarë në luftën e fundit të viteve 1998/1999 ka qenë fëmijë”, theksoi më tej Kurti, njofton Kryeministria.

Për t’i  përkujtuar më denjësisht fëmijët e vrarë nëpër gjithë Kosovën, Qeveria e Republikës së Kosovës, nëpërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do të ngrisë memorialin qendror në shenjë nderimi dhe kujtimi për të gjithë fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë ashtu që përtej datave të përvjetorëve të rasteve të përveçme dhe përtej vendeve gjithandej Kosovës ku janë vrarë gjithë këta fëmijë, ata të mund të kujtohen denjësisht edhe me një memorial të përbashkët.

“I përjetshëm qoftë kujtimi për Fejzullah, Lavdim, Fidaim dhe Shkëlzen Morinën, sepse pa gjakun e tyre, e të gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit tonë, Kosova nuk do të mund të çlirohej, nuk do të mund të pavarësohej, e sot nuk do ta kishim zhvillimin e demokracinë”, u shpreh Kurti.

Gjithashtu lexoni:

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Policia me aksion në Ferizaj, 40 gjoba dhe 5 motoçikleta të konfiskuara

OVL-UÇK i shkruan Grenellit: Gjykata Speciale nuk po sjell drejtësi, është një gjyq i montuar

Rama: Ekipet kanë punuar 24 orë gjatë vikendit për heqjen e mbeturinave

Kthehet në rigjykim rasti në të cilin babë e bir ishin dënuar me 36 vjet burgim për vrasjen në Rahovec

Kosova News 30/03/2025 30/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
clear sky
12° _ 8°
77%
7 km/h
Mon
20 °C
Tue
20 °C
Wed
21 °C
Thu
20 °C
Fri
20 °C

Lajmet e Fundit

Biden diagnostifikohet me formë agresive të kancerit në prostatë
23:27 -18/05/2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës
23:24 -18/05/2025
Nxënësi shkoi me granatë dore, evakuohet një shkollë në Britani
22:05 -18/05/2025
Bashkimi mposht Trepçën në finalen e pestë
21:39 -18/05/2025
Policia me aksion në Ferizaj, 40 gjoba dhe 5 motoçikleta të konfiskuara
20:55 -18/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?