Gjimnazi “17 Shkurti” nga komuna e Obiliqit, njofton për vdekjen e nxënëses Magbule Gashi.
Në njoftimin mortor shkruhet se Magbulja, ishte nxënëse shumë e dashur, me qasje shumë konstruktive dhe të matur me të gjithë mësimdhënësit dhe shoqërinë.
“Andaj, ndarja e saj nga kjo jetë, ka lënë në mërzi, jo vetëm pjesëtarët e familjes, por edhe të gjithë mësimdhënësit dhe shoqërinë e saj. Do të na mungojë përherë fytyra e saj e buzëqeshur, fryma pozitive dhe përkushtimi me plot dashuri për jetën”, thuhet mes tjerash në njoftim.



