KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti bëri homazhe te varri i dëshmorit Vetim Shala
Lajme

Kurti bëri homazhe te varri i dëshmorit Vetim Shala

Kosova News
Kosova News 15:09 -27/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci dhe deputetët e Kuvendit, Arbër Rexhaj, Artan Abrashi dhe Arjeta Rexhepi, bënë homazhe dhe vendosën lule te freskëta në kujtim të dëshmorit Vetim Shala, në përvjetorin e 36-të të rënies së tij.

Kryeministri kujtoi se në vitin 1989, kur u suprimua autonomia e Kosovës, shpërthyen demonstratat gjithandej Kosovës, e sidomos në Prishtinë, me ç’rast u vranë edhe të rinjtë tanë, studentë, në mesin e të cilëve edhe dëshmori Vetim Shala, i cili atë kohë ishte student i Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës.

Duke përkujtuar dëshmorët, kryeministri tha se ia kujtojnë vetes sonë edhe çmimin e lirisë, edhe idealin e dëshmorëve, por gjithashtu edhe rrugën që duhet të ndjekim për forcimin e shtetit, zhvillimin e ekonomisë, ngritjen e reputacionit të vendit dhe mirëqenien e qytetarëve. Ai shtoi se asnjë brez i veprimtarëve nuk duhet t’i harrojë brezat e tjerë të veprimtarëve dhe të gjithë dëshmorët janë bashkë.

Kosova sot është më e sigurt, më demokratike dhe më e mbrojtur e avancuar se kurrë më parë, prandaj, edhe nën dritën e amanetit të dëshmorëve, nuk na humbet asnjëherë as vullneti e as drita për udhën përpara për të mirën e brezit tonë, e të brezave që do të vijnë, u shpreh kryeministri në Prizren. 

Pas homazheve kryeministri Kurti vizitoi prindërit e dëshmorit Vetim Shala, Ramadan dhe Nurije Shala. 

Gjithashtu lexoni:

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Përmbyllet numërimi nga përfaqësitë diplomatike, këto janë rezultatet

Fushë – Kosova shpall gjendje emergjente në sektorin e mbeturinave

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

“Më ngatërruan me një person tjetër”, 30-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke

Kosova News 27/03/2025 27/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Zvicranët votojnë për kufizimin e popullsisë
15:02 -13/06/2026
Afër marrëveshjes SHBA-Iran, hap drejt hapjes së Ngushticës së Hormuzit
14:37 -13/06/2026
Kontrabandë me katër migrantë nga Pakistani, arrestohen të dyshuarit
13:49 -13/06/2026
Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë
13:26 -13/06/2026
Përmbyllet numërimi nga përfaqësitë diplomatike, këto janë rezultatet
13:12 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?