KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “PISA 2025”, Nagavci thotë se duhet të përmirësohet koha që mësimdhënësit i dedikojnë secilit nxënës
Arsim

“PISA 2025”, Nagavci thotë se duhet të përmirësohet koha që mësimdhënësit i dedikojnë secilit nxënës

Kosova News
Kosova News 11:48 -19/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka prezantuar përgatitjet për testin ndërkombëtar PISA 2025, i cili këtë vit do të fokusohet në shkencë dhe sfidat mjedisore. Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, theksoi se gjatë vitit të kaluar janë zhvilluar takime me shkollat, Institutin Pedagogjik dhe Fakultetin e Edukimit për të mbledhur sugjerime mbi përmirësimin e sistemit arsimor.

“Kjo përfshinte rishikimin e teksteve, riorganizimin e shkollave dhe krijimin e mekanizmave për informim dhe mbikëqyrje. Mbështetja e nxënësve është thelbësore për arritjen e rezultateve më të mira”, ka thënë Nagavci.

Sipas saj, rezultatet e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) tregojnë se mësimdhënësit nuk kanë pasur mundësi të dedikojnë kohë të mjaftueshme për secilin nxënës, një aspekt që duhet përmirësuar.

Ndërkaq, Fatmir Elezaj, drejtor i Qendrës për Standarde dhe Vlerësim në MASHTI, sqaroi se testi i këtij viti do të matë aftësitë e nxënësve në përdorimin e teknologjisë për të mësuar, si dhe do të përfshijë një pyetësor mbi motivimin dhe angazhimin e tyre.

“Janë përzgjedhur 239 shkolla dhe rreth 7,300 nxënës për të marrë pjesë në këtë vlerësim”, u shpreh Elezaj.

Drejtori i OECD për Arsim dhe nismëtari i PISA-s, Andreas Schleicher, theksoi se testi nuk mat kujtesën e nxënësve, por aftësinë e tyre për të menduar si shkencëtarë dhe matematicienë.

“Nxënësit në Kosovë tregojnë një mirëqenie psikologjike më të lartë krahasuar me vendet e tjera dhe kanë qëndrueshmëri emocionale. Megjithatë, është e nevojshme të përmirësohet performanca në matematikë dhe shkencë për të arritur sukses akademik”, ka thënë ai.

Testi PISA 2025 pritet të mbahet mes 17 marsit dhe 9 majit.

Në testin e fundit, në vitin 2023, Kosova u rendit ndër vendet e fundit.

Gjithashtu lexoni:

68.6% kalueshmëria e Provimit të Maturës

Kurti, Rama e Nagavci inspektojnë punimet në ndërtimin e çerdhes së re në lagjen e Medresesë dhe shkollës së re në lagjen Prishtina e Re

Vendoset sot gurthemeli i çerdhes në Bardhosh-Prishtin

SBASHK-u – mësimdhënësve: Mos nënshkruani kontrata të reja të punës

MAShTI: Gjatë Testit të Arritshmërisë disa nxënës u larguan për përdorim të telefonave

Kosova News 19/03/2025 19/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
17° _ 16°
58%
1 km/h
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
34 °C

Lajmet e Fundit

Pas Pecit, shkon në presidencë Nenad Rashiq
10:03 -03/07/2025
Gjendja e dy të rinjve të aksidentuar në Treboviq të Pejës mbetet e rëndë
09:47 -03/07/2025
Faton Peci arrin në presidencë, pas pak takohet me presidenten
09:32 -03/07/2025
Osmani pret sot në një takim ministren e Mbrojtjes të Luksemburgut, Yuriko Backes
09:12 -03/07/2025
Lansohet fushata ndërgjegjësuese kundër të shtënave festive
08:51 -03/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?