KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ekspertët e sigurisë japin emrin: Bojan Dimiq, prijës i agjenturës ruse në veri të vendit
Siguri

Ekspertët e sigurisë japin emrin: Bojan Dimiq, prijës i agjenturës ruse në veri të vendit

Kosova News
Kosova News 11:20 -07/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Agjentët sekretë serbë dhe rusë po gjejnë shtrirje në veri të Kosovës, ndërsa një nga figurat kryesore të BIA-s, Bojan Dimiq qëndron në krye të tyre, thonë ekspertë të sigurisë në vend.

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu thotë se Dimiq i kontrollon në tërësi këta eksponentë, të cilët i quan “idiotë të shfrytëzuar”.

Sipas Forumit për Siguri dhe Demokraci në Beograd, në Serbi veprojnë 4036 agjentë rusë, prej të cilëve 113 në shërbimin sekret serb BIA, 7 në presidencën e Serbisë, 27 në qeveri etj.

Musliu thekson se Bojan Dimiq, nivel i lartë i drejtorit në BIA, e i cili është dekoruar nga Aleksandar Vuçiqi, është njëri nga 113 agjentët rusë në BIA.

- Reklamë -

“Bojan Dimiqi ka vite të spiunazhit në Kosovë, gjinden me një numër më të madh në veriun e Kosovës por edhe në reklamat e tjera. Këta të mjerë nuk janë as të vetëdijshëm që punojnë për çështjen ruse dhe janë të orientuar në nivele të ndryshme shoqërore, ato kriminale, politike, të jetës së përditshme. E kemi rastin e Radoiçiqit, Veseloviqit, te cilët janë pandam të Arkanit të dikurshëm. Këto politika, të cilat janë të trashëguara nga Rusia e kahershme. Pastaj, janë Millodheviqi, e kemi Gruevskin në Maqedoni, e kemi Rakiqin i cili ka kontaktuar direkt me Putinin në Moskë, iu kujtohet që presidenti francez ka qëndruar 12 metra larg tij, ndërsa Rakiqi ka qëndruar dorë për dore, do të thotë një afërsi shumë e madhe që për Putinin agjentët në Ballkanin Perëndimor janë shumë të rëndësishëm sepse nëpërmjet tyre e destabilizon Ballkanin dhe e arrin qëllimin e vet. Në këtë aspekt, po ka agjenturë ruse në Kosovë, sa i përket agjenturës së tyre, Bojan Dimiqi është përfaqësues i tyre dhe i kontrollon në tërësi këta eksponentë të cilët shumica e tyre quhen në gjuhë profesionale, idiotë të shfrytëzuar sepse nuk janë të vetëdijshëm për këtë shërbim”, thotë eksperti i sigurisë.

Vendimi i fundit nga ministri Xhelal Sveçla: Kosova e shpall non-grata rusen e akuzuar për spiunazh

Duke ia përmendur përmbajtjen në llogaritë në rrjete sociale, Musliu thotë se Dimiqi tashmë është shndërruar edhe në një promovues, ose siç quhen agjent influencues të Rusisë.

“Bojan Dimiqi ka qenë një kohë udhëheqës prej drejtorëve të BIA-s dhe është agjenti kryesor i Federatës Ruse në Serbi. Përveç kësaj që është agjent i Rusisë i hapur, ka pesë apo gjashtë vite që vepron haptas si agjent i tyre, përveç që është zyrtarisht agjent i BIA-së është i rrezikshëm për faktin se është agjent influencues, sepse promovon çështjen ruse. Ka lidhje të drejtpërdrejta me presidentin Vuçiq, i cili e ka dekoruar dhe ka lidhje të drejtpërdrejta me shërbimet sekrete dhe të spiunazhit të Federatës Ruse (FSB) dhe GRU”, thotë ai.

Sipas tyre, agjentët rusë kontrollojnë edhe shërbimin sekret serb dhe një pjesë të madhe të jetës në Serbi.

Në këtë mes, Musliu potencon edhe figurën e presidentit serb, Aleksandër Vuciq.

“Veprimtaria e tij (Aleksandar Vuçiqit) tregon që i njëjti është nën ndikimin shërbimit sekret rus dhe mos stabiliteti i tij politik e tregon atë, në një çast është pro-evropian dhe në çastin tjetër është pro-rus. Shembull, para dy muajsh ai deklaroi në një konferencë për shtyp që bota do të ballafaqohet me një krizë shumë të madhe humanitare, me luftëra, por pas pesë minutave e prezantoi një program të cilin e paraqiste Serbinë me një progres shumë të madh ekonomik dhe bujqësor, sipas të cilit, në këtë aspekt, Serbia do të ishte lidere në Evropë. Këto janë dy çështje shumë të kundërta në momentin e njëjtë d.m.th. ky politikan ka një disbalanc shumë të thellë në vete”, thekson Musliu.

Se Rusia është e interesuar për të përdorur Serbinë për politika të vetat, e thotë profesori universitar, Arben Hajrullahu.

“Në qoftë se shikohet për një periudhë më të gjatë kohore me dekada, interesi rus gjithmonë ka qenë që me përdorë Serbinë si bazë për realizimin e politikave të veta ekspansioniste dhe në Serbi shpeshherë e ka gjetur një tokë pjellore për veprimet e veta, e kjo sidomos viteve të fundit është shpërfaqur në masë shumë të madhe. Pra, është pjesë e projektit ekspansionit rus, ku Serbia në mënyrë të vullnetshme, faktikisht është bërë vegël e Rusisë”, thotë Hajrullahu.

Sa i përket pretendimeve të shtetit serb për t’u integruar në Bashkimin Evropian, Hajrullahu thotë se është bukur vështirë e realizueshme pasi Serbia vazhdon të veprojë si një dorë e zgjatur e interesave ruse. Në të kundërtën, thotë se Serbia brenda BE-së do të ishte si “Kali i Tojës”.

“Mund të ndodh që teorikisht edhe mund të arrijnë një gjë të tillë, mirëpo atëherë Serbia do të ishte brenda Bashkimit Evropian si një kalë i Trojës, pra që të shërbejë interesave ruse, brenda Bashkimit Evropian. Edhe ashtu, procesi i integrimit në Bashkimin Evropian për Serbinë duket më shumë në rastin më të mirë i ngrirë, siç shihet në mosharmonizimin e politikës së jashtme por edhe të sigurisë me qëndrimet e Bashkimit Evropian… Edhe zhvillimet e fundit, lufta në Ukrainë e ka shpërfaqur edhe më shumë varësinë e vullnetshme serbe ndaj politikave të shtetit të Rusisë”, thekson ai.

Ndërsa eksperti i sigurisë, Agim Musliu thotë se pa de-rusizimin e Serbisë, nuk mund të ketë integrim evropian.

“Pa u de-rusizu Serbia nuk mund të integrohet në asnjë pjesë të Evropës edhe pse Evropa shumë herë ka mirëkuptim për ta, por mendoj që është një gjë e pamundur që të jetosh në levat e Rusisë dhe të integrohesh në Evropë. Kjo është e pamundur, kjo është një barrë e cila i përket popullit serb që të bëjë pastrimin e vet nga e kaluara”, thekson ai për Kosovapress.

Profesori Arben Hajrullahu thotë se shteti i Kosovës me institucionet e veta janë të vetëdijshëm për tendencat serbo-ruse për destabilizim të vendit, porse thekson se nevojitet ndihmë e përbashkët edhe prej botës perëndimore që të pamundësohet një gjë e tillë.

Agjentët sekretë rusë në Serbi janë të infiltruar në institucionet më të rëndësishme të shtetit serb. Përveç Forumit për Siguri dhe Demokraci nga Beogradi, Serbinë e kanë akuzuar edhe shumë faktorë të tjerë relevantë për mundësimin e veprimit të inteligjencës ruse, siç është rasti me maskimin e veprimit të spiunazhit të të ashtuquajturës Qendër Humanitare Ruso-Serbe në Nish.

Kujtojmë se një ditë më parë, në pikë kalimin kufitar në veri të vendit është arrestuar Daria Aslamova. Sipas ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, shumë shtete e kanë vërtetuar se ajo ka qenë e angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse dhe se ka vepruar në petkun e gazetares.

Rusja Daria Aslamova tashmë me vendim të ministrit Xhelal Sveçla është shpaklkur person non-grata në Kosovë.

Gjithashtu lexoni:

“Luani nga Gjilani” që nga dita e parë në VETËVENDOSJE, kërkon besimin e qytetarëve më 7 qershor

KQZ apel qytetarëve: Votimi familjar është i ndaluar dhe vepër penale

Policia jep detaje për arrestimin e dy zyrtarëve komunalë në Mitrovicë të Veriut

Lirohen nga stacioni policor kreu i Mitrovicës së Veriut Radojeviq dhe kryesuesi i Kuvendit

FSK realizon ushtrimin fushor validues Ujku i Pamposhtur 01

Kosova News 07/08/2022 07/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
50%
1 km/h
Fri
26 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C

Lajmet e Fundit

“Gjuha shqipe nuk negociohet”, studentët protestojnë para ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Kosovë
15:53 -05/06/2026
“Luani nga Gjilani” që nga dita e parë në VETËVENDOSJE, kërkon besimin e qytetarëve më 7 qershor
15:21 -05/06/2026
Muja nënshkruan Udhëzimin Administrativ për subvencionet 2026, rritet mbështetja për fermerët
15:13 -05/06/2026
KQZ apel qytetarëve: Votimi familjar është i ndaluar dhe vepër penale
15:09 -05/06/2026
Sot do të mbyllet përkohësisht një korsi e autostradës “Arbën Xhaferi”
14:33 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?