KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Trajkoviqi: Milan Radoiçiqi vazhdon të ushtrojë presion ndaj serbëve në Kosovë
Lajme

Trajkoviqi: Milan Radoiçiqi vazhdon të ushtrojë presion ndaj serbëve në Kosovë

Kosova News
Kosova News 19:43 -10/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputetja serbe, Rada Trajkoviq ka deklaruar se Milan Radoiçiq vazhdon të ushtrojë presion dhe agresion ndaj serbëve në Kosovë, duke e konsideruar atë një kërcënim për çdo qytetar të përgjegjshëm.

“Fatkeqësisht, Radoiçiq duket të jetë një figurë e mbrojtur, i dyshuar për organizimin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Ai pranoi përgjegjësinë për sulmin në Banjskë dhe jeton e bën biznes lirshëm në Serbi. Madje, ai vazhdon agresionin ndaj serbëve që mendojnë ndryshe, përfshirë Nenad Rashiqin, i cili ka të drejtë të promovojë programin e tij pa kërcënuar askënd. Radoiçiq është një rrezik për të gjithë qytetarët e përgjegjshëm”, ka deklaruar Trajkoviq për Tëvë1.

Deputeti serb Nenad Rashiq ka siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës përmes Listës Serbe. Megjithatë, Ministria për Komunitete dhe Kthim ka bërë të ditur se është përballur me kërcënime nga ish-nënkryetari i kësaj partie, Milan Radoiçiq.

Për këto kërcënime, Rashiqi i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti. Ky i fundit ka deklaruar se Rashiq është kërcënuar nga “kryeterroristi” Radoiçiq dhe persona të afërt me të, me qëllimin e vetëm për t’ia dëmtuar reputacionin tek votuesit serbë.

Ndërkohë, Rashiq ka drejtuar akuza të forta ndaj qeverisë së Aleksandar Vuçiqit, duke e akuzuar atë për shfrytëzimin e serbëve të Kosovës për interesa personale.

Nga ana tjetër, politologu Ognjen Gogiq ka theksuar se Rashiqi nuk ka ofruar prova konkrete për kërcënimet e supozuara nga Radoiçiq, megjithëse ai ka qenë shpesh cak i sulmeve nga kundërshtarët politikë dhe mediat serbe.

“Deri më tani, Rashiq nuk ka paraqitur prova që vërtetojnë se është kërcënuar nga Milan Radoiçiq. Megjithatë, ai prej kohësh është sulmuar nga mediat dhe zyrtarët shtetërorë serbë, të cilët e kanë quajtur edhe ‘tradhtar’. Ai është shënjestruar për shkak të potencialit të tij si kundërshtar i Listës Serbe, dhe kjo u reflektua në faktin që ai siguroi një mandat në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Gogiq.

Gjithashtu lexoni:

Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Ndërmarrja “Ibër-Lepenc” u kërkon banorëve të Ujmanit të dorëzojnë dëshmi të pronësisë brenda 7 ditësh

Ministri Muja mobilizon ekipet për rikuperimin e prodhimit bujqësor në Istog

Dogana e Kosovës konfiskon në Vërmicë 25% të parave të padeklaruara

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 6 kantiere ndërtimi

Kosova News 10/03/2025 10/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?