KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vizita në Kosovë, shefi i NATO-s “do të ofrojë garanci se KFOR-i mbetet pavarësisht ndonjë lëvizjeje të forcave amerikane”
Siguri

Vizita në Kosovë, shefi i NATO-s “do të ofrojë garanci se KFOR-i mbetet pavarësisht ndonjë lëvizjeje të forcave amerikane”

Kosova News
Kosova News 17:09 -10/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), Mark Rutte, pritet ta shfrytëzojë vizitën e tij në Prishtinë, më 11 mars, për të ofruar garanci se kontingjenti evropian brenda misionit të aleancës në Kosovë, KFOR, do të mbetet aty, pavarësisht ndonjë lëvizjeje të forcave ushtarake amerikane.

Kështu thotë Ivan Vejvoda, hulumtues në Institutin për Shkenca Humane në Vjenë, sipas të cilit vizita e Mark Ruttes në Kosovë tani është shumë e rëndësishme, duke marrë parasysh situatën gjeopolitike, administratën e re amerikane, vazhdimin e luftës së Rusisë në Ukrainë dhe “thashethemet – të bazuara ose jo – që Shtetet e Bashkuara janë duke rishqyrtuar pozicionin e tyre në NATO”.

Shto këtu edhe “faktin që, siç thonë amerikanët, ka ende punë të pakryera në Ballkan”, shprehet Vejvoda në një bisedë me Radion Evropa e Lirë.

Çështja e rishqyrtimit të pozicionit të SHBA-së në Evropë ka nisur të qarkullojë prej deklaratave që ka bërë Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, në shkurt, kur ka thënë se evropianët nuk mund të presin që prezenca ushtarake amerikane në kontinent do të zgjasë përgjithmonë, teksa u ka bërë thirrje evropianëve që t’i rrisin shpenzimet për mbrojtje.

Edhe presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë thirrje që evropianët të paguajnë më shumë në këtë sektor, duke ngritur dilema nëse ata do të ishin tani në gjendje të mbronin SHBA-në, siç e kërkon Neni 5 i NATO-s.

SHBA-ja i ka rreth 100.000 trupa në Evropë, ndërsa prej tyre 600 janë të vendosura në Kosovë, në kuadër të KFOR-it, që në total i ka rreth 4.600 pjesëtarë.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes i ka thënë ditë më parë Radios Evropa e Lirë se tani për tani nuk ka ndonjë ndryshim të planifikuar sa i përket pozicionimit të forcave të tyre.

As Vejvoda nuk beson se trupat amerikane mund të largohen nga Kosova, të paktën në gjashtë muajt e ardhshëm. Ai mendon se KFOR-i do të funksiononte në mënyrë stabile edhe pa prezencën amerikane.

Vetë shefi i NATO-s, Rutte, ka thënë ditë më parë se stabiliteti në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi është në interesin e të gjithëve në aleancën ushtarake perëndimore, dhe se ai nuk sheh arsye të besojë se mund të ketë ndonjë ndryshim dramatik sa i përket përkushtimit amerikan në NATO.

Vizita e Ruttes në Kosovë zhvillohet pas asaj që ai bëri në Bosnje e Hercegovinë, më 10 mars, ku dha mesazhin që aleanca nuk do të lejojë që “të rrezikohet paqja e fituar me shumë vështirësi”.

“Nuk jemi në vitin 1992 dhe nuk do të lejojmë krijimin e ndonjë vakumi sigurie. E di që EUFOR-i [Forca e Bashkimit Evropian] është plotësisht i përgatitur për të garantuar ambient stabil të sigurisë”, ka thënë Rutte, duke iu referuar periudhës së shpërthimit të luftës në këtë shtet.

Ai ka deklaruar, po ashtu, se NATO-ja mbështet plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjës, dhe që Marrëveshja e Dejtonit – e cila u ka dhënë fund luftimeve më 1995 – është themeli që duhet të respektohet.

Gjithashtu lexoni:

Përfundon numërimi në të gjitha QKN-të, procedohen 100% e vendvotimeve

Numërohen mbi 35% e votave me postë: VV e para bindshëm, LDK e dyta dhe PDK e treta

Prishtina drejt përfundimit të numërimit: Kurti kandidati më i votuar, mbeten vetëm 10 vendvotime

Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Jashari

Kontrabandë me katër migrantë nga Pakistani, arrestohen të dyshuarit

Kosova News 10/03/2025 10/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Përfundon numërimi në të gjitha QKN-të, procedohen 100% e vendvotimeve
19:33 -13/06/2026
​Nga sheshi “Skënderbej” te Kryeministria, qytetarët në Tiranë ringrenë zërin kundër ndërtimit në Zvërnec
19:29 -13/06/2026
Numërohen mbi 35% e votave me postë: VV e para bindshëm, LDK e dyta dhe PDK e treta
19:23 -13/06/2026
Dita e 14-të, nis grumbullimi i protestuesve. Vendosen atlete para Kryeministisë në simbol të largimit të shqiptarëve
18:22 -13/06/2026
Prishtina drejt përfundimit të numërimit: Kurti kandidati më i votuar, mbeten vetëm 10 vendvotime
18:15 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?