KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hargreaves: Me më shumë gra në qeverisje, ka më shumë transparencë
Politikë

Hargreaves: Me më shumë gra në qeverisje, ka më shumë transparencë

Kosova News
Kosova News 11:24 -10/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasadori Britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, në fjalën e tij gjatë prezantimit të Rrjetit të Grave në pozita vendimmarrëse në administratë publike dhe institucione te pavarura, tha se në Kosovë është bërë arritje e madhe, e posaçërisht kur bëhet fjalë për të drejtat e grave, fuqizimin, por edhe në mënyrë të veçantë, agjencitë dhe dikasteret e ndryshme. Sipas tij, më nuk bëhet fjalë vetëm për çështje të barazisë, por edhe të cilësisë në mënyrën e vendimmarrjes dhe udhëheqjes.

Megjithatë, tha ai, fatkeqësisht pozitat kryesore të cilat ekzistojnë, udhëhiqen nga meshkujt. “Pra nga 38 pozitat e kryeshefave ekzekutiv, vetëm 7 janë gra”, tha diplomati britanik.

Por, sipas tij, kur bëhet fjalë për emërimin e grave në ndërmarrje, janë diku rreth 40 për qind, e që sipas tij është arritje shumë e mirë..
“Pse është kjo me rëndësi, jam i bindur se të gjithë e dini përgjigjen për këtë. Është me rëndësi për ju, për familjet tuaja, por mbi të gjitha është për të pasur barazi në qeverisje. E dimë që nëse ka më shumë përfaqësim të grave në qeverisje, qeverisja është më transparente, ato kanë më pak gjasa të korruptohen e janë më të vëmendshme ndaj nevojave të grave”, tha Hargreaves.

Ambasadori tregoi se gjatë muajve të fundit ka qenë shumë i interesuar të kuptojë ndikimin që ka bërë puna e Mbretërisë së Bashkuar gjatë viteve të shumta me rekrutim mbi baza të meritës, e që sipas tij e ka përmirësuar mundësinë e përfshirjes së grave në punësim në institucione publike.

“Dhe më duket se kur ka procese të drejta dhe transparente në rekrutim, atëherë mund të emërohen e caktohen gra edhe në pozita udhëheqëse, sikurse auditore, sekretare të përgjithshme, kryetare të bordeve të ndërmarrjeve”, tha ai.

Britaniku tha se megjithatë, ka prapë shumë barriera për gratë. “Problemi më i madh që e dëgjoj këtu është se gratë që i kanë thyer barrierat e janë në pozita të larta, nuk duan të qëndrojnë aty, ato shpesh lëshojnë punën për shkak të mungesës së përkrahjes apo rrethit ku ka akoma mizogjini”, tha Hargreaves.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Për herë të parë brenda 37 vjetësh, LDK-ja mblidhet për të rrëzuar

Ahmeti: Shkarkimi i Abdixhikut, në të mirë të LDK-së dhe të vendit

Quni: Besoj se Abdixhiku do të vazhdojë të jetë kryetar i LDK-së

Zemaj: Pres shkarkimin e Abdixhikut

Nis të hënën regjistrimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës

Kosova News 10/03/2025 10/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
69%
1 km/h
Thu
33 °C
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
35 °C
Mon
32 °C

Lajmet e Fundit

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në objekte ndërtimi në Podujevë, Shtime dhe Ferizaj
18:56 -30/07/2026
Abdixhiku: Për herë të parë brenda 37 vjetësh, LDK-ja mblidhet për të rrëzuar
18:51 -30/07/2026
Ahmeti: Shkarkimi i Abdixhikut, në të mirë të LDK-së dhe të vendit
18:25 -30/07/2026
Quni: Besoj se Abdixhiku do të vazhdojë të jetë kryetar i LDK-së
18:22 -30/07/2026
Zemaj: Pres shkarkimin e Abdixhikut
18:03 -30/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?