KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti akuzon Serbinë për ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë: Rolin kryesor e patën Vuçiq edhe Radoiçiq
Politikë

Kurti akuzon Serbinë për ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë: Rolin kryesor e patën Vuçiq edhe Radoiçiq

Kosova News
Kosova News 11:32 -09/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në një konferencë për media, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj ndërhyrjeve të Serbisë në procesin zgjedhor në katër komunat veriore të Kosovës.

Ai ka theksuar se ndërhyrja serbe në zgjedhjet e fundit është zhvilluar në forma të ndryshme, duke përfshirë kërcënime hibride dhe shantazhe financiare.

“Serbia është duke mbajtur peng zhvillimin e brendshëm politik të Kosovës, si dhe avancimin e marrëdhënieve ndërkombëtare. Në zgjedhjet e fundit, ndërhyrjet kanë ndryshuar si rezultat i përmirësimit të sigurisë në katër komunat veriore, ku nuk ka më mundësi për ndërhyrje brutale fizike siç ndodhi në të kaluarën”, tha Kurti.

Ai përmendi se Serbia ka përdorur forma të tjera të kërcënimeve, duke përfshirë joshjen dhe kushtëzimin financiar, shantazhin dhe sulmet kibernetike.

“Kemi pasur informacion dhe dëshmi se disa parti politike serbe janë tërhequr nga gara për shkak të kërcënimeve që kanë marrë. Pjesë e këtyre kërcënimeve janë edhe votuesit e komunitetit serb dhe grupeve të tjera, si romët dhe ashkaliët,” shtoi Kurti.

Ai theksoi se institucionet e Kosovës kanë prova për shumicën e këtyre ndërhyrjeve, por për arsye të sigurisë dhe privatësisë së qytetarëve serbë, ato do të mbeten të papublikuara.

Kryeministri theksoi se vetë Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka inkurajuar aktorët shtetërorë dhe jashtë shtetërorë serbë të përfshihen në zgjedhjet e Kosovës, duke përmendur rolin e Milan Radoiçiq, që është një personazh i njohur për lidhjet me grupe të dhunshme dhe të dhunshme të Serbisë.

“Kemi identifikuar shtatë aktorë shtetëror e joshtetëror të Serbisë. I pari është presidenti i Serbisë Aleksandar Vuciq, i dyti kryeterrorisiti Milan Radoiçiq, Petar Petkoviq, BIA serbe, mediat serbe të kontrolluara nga pushteti në Beograd, Lista Serbe dhe struktura ilegale përfshirë këtu: Bankën Postare Kursimore, qendrat sociale, zyrat e pensioneve, Telekomi i Serbisë dhe ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës”, tha Kurti.

Kurti përmendi gjithashtu se Serbia ka përdorur një gamë të gjerë metodash për të penguar zgjedhjet, duke përfshirë kushtëzime financiare, shantazhe dhe manipulime të votuesve.

“Janë përdorur të paktën dhjetë metoda: joshja financiare përmes përfitimit dhe mbështetjes financiare prej 20 mijë dinarësh apo rreth 170 euro në baza mujore për të gjithë personat e moshës madhore që janë të papunë. E dyta: kushtëzimi financiar përmes rrezikimit të humbjes së benificioneve financiare ku bëjnë pjesë pagat, pensionet, shtesat për fëmijë etj
E treta: përçarja e rivalëve të Listës Serbe, e katërta: shantazhi e presioni për të mos mbështetur në asnjë formë subjektet tjera përveç Listës Serbe. E pesta: kërcënimi për tu larguar nga këshillat e vendvotimeve, e gjashta: regjistrimi i të ashtuquajturve votues të sigurtë. E shtata: transporti i organizuar i votuesve nga Serbia në Kosovë, e teta: organizimi i votimit kolektiv në qendra votimi, e nënta: kontrollimi i votuesve në ditën e zgjedhjeve në afërsi të qendrave të votimit dhe e dhjeta është shenjëzimi i fletëvotimeve”, tha Kurti.

Kurti tha se ndërhyrja e Serbisë është realizuar në tri faza: para fushatës zgjedhore, gjatë fushatës zgjedhore dhe në ditën e zgjedhjeve.

Ky reagim i Kurtit vjen pas dyshimeve të vazhdueshme dhe raportimeve të shumta për ndërhyrje të Serbisë në zgjedhjet e Kosovës, për të ndikuar në rezultatet e tyre dhe për të minuar integritetin e procesit demokratik në vend.

Lexo po ashtu:

Kurti: Rashiq u shantazhua në forma të ndryshme për t’ia dëmtuar reputacionin te votuesit serbë

Gjithashtu lexoni:

Kërçovë, djali vret prindin me sëpatë

Festë në Vetëvendosje, Albulena Haxhiu feston ditëlindjen teksa kolegët e partisë e befasojnë me tortë dhe qirinj

“Sjellje e papranueshme, destruktive”, Haxhiu flet pas dështimit të seancës

“S’jemi të obliguar t’ia sigurojmë votat”, AAK akuzon LVV-në për bllokadën e Kuvendit

Edi Rama voton i shoqëruar nga bashkëshortja: Të presim çfarë do të thotë populli

Kosova News 09/03/2025 09/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
few clouds
9° _ 7°
75%
2 km/h
Sun
20 °C
Mon
17 °C
Tue
16 °C
Wed
16 °C
Thu
15 °C

Lajmet e Fundit

Kërçovë, djali vret prindin me sëpatë
12:17 -11/05/2025
Festë në Vetëvendosje, Albulena Haxhiu feston ditëlindjen teksa kolegët e partisë e befasojnë me tortë dhe qirinj
12:03 -11/05/2025
“Sjellje e papranueshme, destruktive”, Haxhiu flet pas dështimit të seancës
11:38 -11/05/2025
“S’jemi të obliguar t’ia sigurojmë votat”, AAK akuzon LVV-në për bllokadën e Kuvendit
11:32 -11/05/2025
Edi Rama voton i shoqëruar nga bashkëshortja: Të presim çfarë do të thotë populli
11:29 -11/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?