Një person pa shenja jete është gjetur në rrugë në bulevardin “Bill Clinton” në Prishtinë. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Prishtinës, Agron Borovci.
Sipas Borovcit, Policia është njoftuar rreth orës 18:15 për një person të shtrirë në tokë në bulevardin “Bill Clinton”.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjentë, të cilët kanë konstatuar se personi, i gjinisë mashkullore, rreth 57-vjeç, është pa shenja jete.
Aktualisht Policia ka nisur një hetim mbi vdekjen me qëllim zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin.


