KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Komuna e Prishtinës nderon me mirënjohje familjen Jashari
Lajme

Komuna e Prishtinës nderon me mirënjohje familjen Jashari

Kosova News
Kosova News 11:15 -05/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në kuadër të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Komuna e Prishtinës ka mbajtur seancë solemne, me ç’rast kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama ka ndarë një mirënjohje për familjen Jashari.

Seanca nisi me intonimin e himnit të Kosovës dhe atij kombëtar, teksa me një minutë heshtje u nderuan dëshmorët dhe martirët e UÇK-së.

Kryetari Përparim Rama, tha se atë ditë u ngrit një legjendë, Adem, Hamëz dhe Shaban Jashari për të mos vdekur kurrë.

“Sot mblidhemi në këtë seancë për të nderuar sakrificën e pavdekshme e familjes Jashari e cila ishte pikë kthese drejtë lirisë dhe pavarësisë. Na nderon dhe shton peshë prezenca e Bekim Jasharit. Atë ditë u ngrit një legjendë, atë ditë së Adem, Hamëz dhe Shaban Jashari. Ranë për të mos vdekur kurrë. Sot përulemi me nder para familjes Jashari, para strategut të luftës dhe para heroit Shaban Jashari i cili lindi heronj”, tha ai.

Ai theksoi se Kosova që po ndërtojmë duhet të jetë Kosova e vlerave.

“Granatat atë ditë nuk kursyen askënd, as fëmijët, as nënat dhe as motrat. Nëna Zahide jo vetëm që i dha bijtë për këtë tokë por dha edhe jetën dhe më e pakta që mund ta bëjmë është që ta skalisim në kokat tona. Kosova që po ndërtojmë duhet të jetë Kosova e vlerave”, u shpreh Rama, teksa i ndau mirënjohjen.

Ndërsa, pjesëtari i familjes Jashari, Bekimi, tha se ndihet i nderuar për këtë mirënjohje.

“Dëshmorët e kombit janë vëllezër dhe motra të lidhur për kauzën e shenjtë për liri. Prehën të qetë në tokën e lirë. Sot duke kujtuar dëshmorët nuk përkulemi vetëm para së kaluarës por ndërtojmë të ardhmen. Ne nuk mund të lejojmë që gjaku i derdhur të mbetet një kujtim por me një përkushtim dhe unitet i qëndrueshëm. Kosova duhet të jrtë një shtet ku drejtësia triumfon”, u shpreh Jashari

Gjithashtu lexoni:

KEK anulon tenderin për furnizim me pjesë rezervë të një mekanizmi

Thirrjet kundër Ramës në koncertin e Ylli Limanit, reagon kryeministri- Të neveritshme!

Numërohen rreth 40 për qind e votave me postë, këto janë rezultatet

Përfundon numërimi në të gjitha QKN-të, procedohen 100% e vendvotimeve

Numërohen mbi 35% e votave me postë: VV e para bindshëm, LDK e dyta dhe PDK e treta

Kosova News 05/03/2025 05/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

KEK anulon tenderin për furnizim me pjesë rezervë të një mekanizmi
20:33 -13/06/2026
Hekurudha Durrës-Prishtinë, temë diskutimi në takimin Karakaçi-Basha
20:22 -13/06/2026
Thirrjet kundër Ramës në koncertin e Ylli Limanit, reagon kryeministri- Të neveritshme!
20:08 -13/06/2026
Numërohen rreth 40 për qind e votave me postë, këto janë rezultatet
19:53 -13/06/2026
Përfundon numërimi në të gjitha QKN-të, procedohen 100% e vendvotimeve
19:33 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?