KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Peci ngre alarmin për bllokimin e rikthimit të pronës së Ministrisë së Bujqësisë ku ishin zyret e AAK-së: Drejtësia ende pa përgjigje pas 550 ditësh
Siguri

Ministri Peci ngre alarmin për bllokimin e rikthimit të pronës së Ministrisë së Bujqësisë ku ishin zyret e AAK-së: Drejtësia ende pa përgjigje pas 550 ditësh

Kosova News
Kosova News 12:00 -03/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar ashpër lidhur me çështjen e pronës së Ministrisë së Bujqësisë në Ulpianë, e cila ende nuk i është kthyer institucionit. Përmes një deklarate publike, ministri ka theksuar se tashmë kanë kaluar 18 muaj (550 ditë) që kur Gjykata ka vendosur një masë të përkohshme, duke pamundësuar kthimin e kësaj prone shtetërore tek titullari i saj legjitim.

Megjithëse kjo masë është cilësuar si e përkohshme, sipas Pecit, tendenca është që ajo të shndërrohet në një bllokadë të përhershme, duke krijuar shqetësime të mëdha për tjetërsimin e pronave publike dhe mosveprimin e institucioneve të drejtësisë.

  • Ministri ka ngritur disa pyetje serioze, duke kërkuar përgjegjësi nga sistemi i drejtësisë:
  • Si u bë e mundur që prona shtetërore të tjetërsohet tek një person fizik, kur një veprim i tillë është i ndaluar me ligj?
  • Cilët janë gjyqtarët që e kanë marrë këtë vendim, i cili ka lejuar kalimin e 159 metrave katrorë të pronës shtetërore tek një individ privat?
  • Si ndodhi që nga një hapësirë e tjetërsuar prej 159 metrash katrorë, të ushtrohet një veprimtari biznesore në një sipërfaqe shumë më të madhe, prej rreth 900 metrash katrorë, që ende është pronë e Ministrisë së Bujqësisë?

Ministri Peci ka theksuar gjithashtu se, ndërkohë që sistemi i drejtësisë ka qenë shumë aktiv në intervistimin e zyrtarëve të lartë për çështje të tjera, nuk ka asnjë informacion nëse janë thirrur për intervistim ish-ministrat e Bujqësisë, të cilët mund të kenë dijeni për këtë skandal pronësor.

Sipas tij, dëmi i shkaktuar institucioneve dhe interesit publik nga abuzimi me pronat e ministrisë kap shifra qindra milionëshe, ndërsa drejtësia vazhdon të heshtë. Ai ka kujtuar se Kodi Penal përcakton qartë përgjegjësinë ligjore edhe në rastet kur titullari i një institucioni toleron abuzimin dhe tjetërsimin e pronave shtetërore përmes mosveprimit.

Në fund të postimit , ministri Peci ka kritikuar institucionet e drejtësisë, duke e përshkruar situatën si një rast të pastër ku mekanizmat e drejtësisë kanë zgjedhur të mbyllin sytë përballë abuzimeve.

Gjithashtu lexoni:

Osmani uron Abdixhikun: Jo çdo fitore është e zakonshme

Abdixhiku rikonfirmohet kryetar i LDK-së, merr shumicën e votave të delegatëve

Muhaxheri jep detaje nga brenda sallës: Po votojnë delegatët e Mitrovicës, procesi duket demokratik

Arrestohen tre persona të dyshuar për mashtrim e falsifikim të dokumenteve

Abdixhiku: Për herë të parë brenda 37 vjetësh, LDK-ja mblidhet për të rrëzuar

Kosova News 03/03/2025 03/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
69%
1 km/h
Thu
33 °C
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
35 °C
Mon
32 °C

Lajmet e Fundit

Jashanica humb penalltinë, Ballkani eliminohet nga garat evropiane
22:54 -30/07/2026
Sinani akuzon Serbinë për diskriminim të shqiptarëve gjatë konkurseve për punësim
22:10 -30/07/2026
Osmani uron Abdixhikun: Jo çdo fitore është e zakonshme
21:59 -30/07/2026
Abdixhiku rikonfirmohet kryetar i LDK-së, merr shumicën e votave të delegatëve
21:56 -30/07/2026
Muhaxheri jep detaje nga brenda sallës: Po votojnë delegatët e Mitrovicës, procesi duket demokratik
21:33 -30/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?