KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Guerot u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë t’i kthehen dialogut për normalizimin e raporteve
Politikë

Guerot u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë t’i kthehen dialogut për normalizimin e raporteve

Kosova News
Kosova News 22:16 -24/02/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, tha se lufta për lirinë e Ukrainës, është luftë për sigurinë e Evropës.

“Kjo luftë ka rëndësi të madhe për sigurinë e Evropës. E ardhmja e sigurisë së kontinentit tonë, dhe e rregullit ndërkombëtar është në rrezik sepse Rusia mund të mos ndalet aty nëse Ukraina do të dorëzohet. Prandaj duhet të vazhdohet mbështetja për Ukrainën financiarisht dhe ushtarakisht”, tha ai.

Ai tha se ditëve të fundit janë intensifikuar diskutimet për paqe në Ukrainë, por paralajmëroi se nuk mund të keët bisedime për Ukrainën, pa Ukrainën, dhe nuk mund të ketë bisedime për sigurinë evropiane, pa evropianët.

“Një armëpushim pa garanci të sigurisë [për Ukrainën ]do të ishte e rrezikshme. Ne duam një paqe të qëndrueshme dhe afatgjatë, jo një armëpushim të brishtë”, tha ambasadori Guerot, teksa bëri thirrje për rritjen e kapaciteteve dhe shpenzimeve të mbrojtjes në Evropë.

Gjatë adresimit në ngjarjen për shënimin e trevjetorit të luftës në Ukrainë, Guerot i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të kthehen në dialogun për normalizimin e raporteve, që ndërmjetësohet nga BE-ja, dhe të zbatojnë Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve.

“Situata në Kosovë nuk mund të ndahet nga tabloja më e gjerë e sigurisë të kontinentit tonë. Prandaj, ftoj Kosovën që të prioritizojë koordinimin dhe dialogun për hir të shtetit të tyre dhe gjithë kontinentit”, tha ambasadori francez.

Më herët gjatë ditës, në Prishtinë u mbajt një protestë paqësore për të kundërshtuar luftën në Ukrainë. Të pranishmit ndezën qirinj në nderim të viktimave të kësaj lufte.

Gjithashtu lexoni:

Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”

KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete

Panairi në Lucernë/ Kusari-Lila prezanton mundësitë e investimeve në Kosovë

VV-ja shkon në 51 ulëse, e pëson AAK-ja

Osmani i ankohet TRT-së së Erdoganit: Nuk tolerohet askush që dëshiron ta kontrollojë gjithçka

Kosova News 24/02/2025 24/02/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Kupa e Botës 2026, vidhen pajisjet e kombëtares së Anglisë në Kansas City. Policia bën dy arrestime
23:38 -13/06/2026
Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”
23:34 -13/06/2026
Ndalet Zvicra, Katari merr pikën e saj të parë historike
23:30 -13/06/2026
73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja
23:28 -13/06/2026
KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete
23:24 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?