KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Begaj kërkon nga BE-ja t’i heqë sanksionet e vendosura ndaj Kosovës
Politikë

Begaj kërkon nga BE-ja t’i heqë sanksionet e vendosura ndaj Kosovës

Kosova News
Kosova News 20:45 -17/02/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në pritjen shtetërore në shënimin e pavarësisë së Kosovës, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se “krah për krahë me aleatët tanë do të ecim përpara”.

Nga këtu, u bë thirrje nga Osmani, për të punuar secili me përkushtim për këtë tokë, për të cilën u derdh gjak.

Presidentja Osmani, tha se Kosova ka ecur përpara, e rinia janë ata që e kanë dërguar përpara.

Osmani, shtoi se duhet dëshmuar para gjithë botës se Kosova është një histori suksesi.

“Kosova i tha gjithë botës një zëri se do të jetë gjithmonë e lirë, pavarur dhe sovrane. Kujtimi për secilin dëshmorë të UÇK-së, është përjetësisht i gdhendur. Në këto 17 vite, Kosova ka ecur përpara, rinia jonë ka shkëlqyer në sport, shkencë, art dhe çdo fushë tjetër. Gratë dhe vajzat janë bërë shtylla të pandalshme të shtetit tonë. 17 shkurti sot, e përgjithmonë është zotim i përhershëm për të ndërtuar një të ardhme. Bëjë thirrje për secilin prej nesh të punojmë me shumë çdo ditë me dashuri e përkushtim për këtë tokë e cila na dha gjithçka. Bashkë që të gjithë me vendosmëri e unitet krah për krah me aleatët tanë do të ecim përpara. Le ta dëshmojmë para botës se Kosova është një histori suksesi”, tha Osmani.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj shtoi se sanksionet e BE-së ndaj Kosovës duhet të hiqen, pasi që janë bërë në mënyrë jo të drejtë. Sipas tij, Kosova dhe Shqipëria është aleati besnik i SHBA-ve dhe BE-së.

Ai, shtoi se Shqipëria do të jetë gjithmonë pranë Kosovës.

“Pavarësia e Kosovës është testament i qëndresës, amanet i shenjtë… Sot e përjetë nderojmë arkitektin e pavarësisë së Kosovës dr. Ibrahim Rugova dhe Adem Demaçin, komandantin legjendarë Adem Jasharin e UÇK-së, lotët dhe dhimbjet e nënave tona. 26 vite më parë çështja e Kosovës bashkoi shtete e kombe me mbështetje euroatlantike e të NATO-s kundër terrorit dhe luftës së gjenocidit serb. Shqipëria dhe Kosova, faktori shqiptarë në rajon dhe janë aleat besnik i SHBA-ve dhe BE-së. Aleat i përkushtuar i vlerave euroatlantike. Dëshirojmë që këto vende të rishikojnë vendimet e tyre dhe gjithashtu BE, të heq sanksionet që janë vendosur padrejtësisht ndaj Kosovës. Paqja, liria dhe demokracia janë realitete që duhen mbrojtur kurdoherë me te gjitha forcat tona. Shqipëria do të jetë gjithmonë pranë Kosovës. Bashkëpunimi ynë është përgjegjësi”, shtoi Begaj.

Ndërsa, kryeministri i vendit, Albin kurti u shpreh se Kosova garanton dhe zbaton të drejtat e pakicave, e sidomos asaj serbe, ndërkohë që sipas tij, qytetarët e Luginës së Preshevës trajtohen në mënyrë jo të duhur.

Gjithashtu, Kosova është përballur nga lufta sistematike e hibride e së fundmi edhe kinetike nga Serbia, shtoi ai.

“Sot Republikë e Kosovës është një shtet i pavarur sovran e me entitet territorial. Kosova garanton dhe zbaton të drejtat e pakicave sidomos pakicën serbe, ndërkohe që qytetarët e Luginës së Preshevës janë në një gjendje të mjerueshme. Të gjitha këto arritje nuk kanë qenë të lehta dhe gjithsesi janë të përbashkëta. Kosova është përballur nga lufta sistematike e hibride e së fundmi edhe kinetike e Serbisë. Ne jemi përballur suksesshëm sa herë kanë provuar kanë dështuar dhe Republika e Kosovës ka fituar. Teksa premtojmë së bashku progresin do ta mbrojmë dhe lartësojmë në nivele të reja të tjera gjithmonë duke u munduar sa mundemi e dimë pa kursim bashkë”, u shpreh Kurti./KSP

Gjithashtu lexoni:

Osmani uron Abdixhikun: Jo çdo fitore është e zakonshme

Abdixhiku rikonfirmohet kryetar i LDK-së, merr shumicën e votave të delegatëve

Muhaxheri jep detaje nga brenda sallës: Po votojnë delegatët e Mitrovicës, procesi duket demokratik

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në objekte ndërtimi në Podujevë, Shtime dhe Ferizaj

Abdixhiku: Për herë të parë brenda 37 vjetësh, LDK-ja mblidhet për të rrëzuar

Kosova News 17/02/2025 17/02/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
20° _ 18°
75%
1 km/h
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Jashanica humb penalltinë, Ballkani eliminohet nga garat evropiane
22:54 -30/07/2026
Sinani akuzon Serbinë për diskriminim të shqiptarëve gjatë konkurseve për punësim
22:10 -30/07/2026
Osmani uron Abdixhikun: Jo çdo fitore është e zakonshme
21:59 -30/07/2026
Abdixhiku rikonfirmohet kryetar i LDK-së, merr shumicën e votave të delegatëve
21:56 -30/07/2026
Muhaxheri jep detaje nga brenda sallës: Po votojnë delegatët e Mitrovicës, procesi duket demokratik
21:33 -30/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?