KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti i shkruan Kaja Kallasit për shtypjen e vazhdueshme të shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga Serbia
Politikë

Kryeministri Kurti i shkruan Kaja Kallasit për shtypjen e vazhdueshme të shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga Serbia

Kosova News
Kosova News 18:25 -11/02/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një letre drejtuar përfaqësueses së Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka informuar dhe denoncuar shtypjen sistematike që regjimi serb dhe Beogradi zyrtar po ushtrojnë ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Kurti ka theksuar se shqiptarët në këtë rajon përballen me diskriminim politik, administrativ, ekonomik, kulturor dhe identitar, duke rrezikuar sigurinë dhe ekzistencën e tyre. Ndërsa në Kosovë, siç ka shkruar Kurti, komuniteti serb gëzon të drejta dhe liri, shqiptarët në Serbi po përballen me pasivizim të adresave dhe spastrim etnik administrativ.

Sipas Kurtit, mbi 10 për qind e shqiptarëve janë fshirë nga listat e votuesve, duke u privuar nga e drejta për të votuar, ndërsa papunësia në zonat e banuara me shqiptarë varion nga 30 deri në 70 për qind, shumë më e lartë se mesatarja e Serbisë prej 12 për qind.

“Përfaqësimi i shqiptarëve në institucione është tejet i ulët, me vetëm dy shqiptarë nga mbi 1000 punonjës në spitalin rajonal të Vranjës dhe vetëm 12 shqiptarë nga 2000 punonjës komunalë në Medvegjë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Gjithashtu, Kurti ka denoncuar ngritjen e bazave ushtarake serbe në Bujanoc dhe zonat përreth, si dhe vendosjen e 48 bazave operacionale në kufirin me Kosovën. Ai ka shprehur shqetësimin për shërbimin e detyrueshëm ushtarak të vendosur nga Serbia, duke e cilësuar atë kërcënim serioz që mund të sjellë shpërngulje masive të shqiptarëve.

Kurti ka bërë thirrje për reagim urgjent nga Bashkimi Evropian dhe bashkësia ndërkombëtare, duke e cilësuar trajtimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës si të kundërt me vlerat evropiane dhe demokratike.

Gjithashtu lexoni:

Para seancës së 6 gushtit, Haxhiu sot në takim me përfaqësuesit e partive politike

Osmani uron Abdixhikun: Jo çdo fitore është e zakonshme

Abdixhiku rikonfirmohet kryetar i LDK-së, merr shumicën e votave të delegatëve

Muhaxheri jep detaje nga brenda sallës: Po votojnë delegatët e Mitrovicës, procesi duket demokratik

Abdixhiku: Për herë të parë brenda 37 vjetësh, LDK-ja mblidhet për të rrëzuar

Kosova News 11/02/2025 11/02/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
20° _ 18°
75%
1 km/h
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Kërcënimet e organizatës “Severna brigada” ndaj zyrtarëve, policia nis hetimet
10:12 -31/07/2026
MINTI publikon çmimet, nafta sot 1 cent më shtrenjtë se dje
09:52 -31/07/2026
Sot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë
09:34 -31/07/2026
Sot mbahet seanca për 21 të akuzuarit për krime lufte
08:54 -31/07/2026
Para seancës së 6 gushtit, Haxhiu sot në takim me përfaqësuesit e partive politike
08:51 -31/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?