KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Aktivizohen sekserët e LDK-PDK, Buzhalës padashje i shfaqet biseda me Petrit Selimin në WhatsUP, flasin për qeverinë LDK-PDK – këta janë emrat e lakuar të kryeministrave
Politikë

Aktivizohen sekserët e LDK-PDK, Buzhalës padashje i shfaqet biseda me Petrit Selimin në WhatsUP, flasin për qeverinë LDK-PDK – këta janë emrat e lakuar të kryeministrave

Jeton Sopa
Jeton Sopa 23:13 -10/02/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Tashmë kur zgjedhjet kanë përfunduar dhe Lëvizja Vetëvendosje ka dalë qartë fituese e këtyre zgjedhjeve me 41 % të votave, pa diasporën, partitë opozitare tashmë kanë filluar tentativat për kontrabandimin e vullnetit të popullit përmes manovrimeve të ndryshme.

E për këtë janë angazhuar sekserët e tyre, siç janë Berat Buzhala dhe Petrit Selimi, të dy këta dikur ish-deputetë të PDK-së, përderisa Berat Buzhala gjatë kësaj fushate zgjedhore momentalisht është angazhuar në përkrahje të LDK-së.

Në një paraqitje publike live  të “gazetarit” Berat Buzhala, i cili doli me një video-paraqitje kundër kryeministrit Kurti, duke treguar diçka në laptopin e tij personal, në të cilin e ka të instaluar WhatsApp padashje i shfaqet një bisedë private me Petrit Selimin.

KosovaNews e ka transkriptuar këtë bisedë ndërmjet Selimit dhe Buzhalës, në të cilën flitet për formimin e qeverisë së re LDK-PDK dhe kombinacioneve për emrin e kryeministrave e zëvendëskryeministrave.

Në fillim Petrit Selimi i shkruan se Blerim Shala (ish-këshilltar i Hashim Thacçt) dhe Gresa Caka (ish-kryetare e Gjykatës Kushtetuese), por edhe Bedri Hamza është në kombinim për t’u bërë kryeministër.
Më tutje Selimi thotë se mundet edhe Vlora (Çitaku) kryeministre, ndërsa Berat Rukiqi zëvendëskryeministër.

E për të folur për këtë çështje Selimi e fton Buzhalën që të pijë kafe me dyshin…?? Ndërkohë Buzhala i thotë se e ka lënë në orën 13:00 me njërin prej tyre.

Selimi pasi Ia transmeton deklaratën e sotme të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, në të cilën thuhet se LDK-ja pasi të numrohen votat do të dalë me qëndrime, e porosit Buzhalën që t’i thotë Lumirit të mos merret nja dy-tre ditë me qëndrime.
“Mirë është me i thanë (Lumirit) mos u merr shumë nja dy-tri ditë me qëndrime”, shkruan në porosinë e tij Selimi.

Më poshtë e keni tekstin e plotë transkriptuar nga WhatsUpp i Berat Buzhalës:

Petriti: Blerim Shala ose Gresa Caka, po edhe Bedria është në kombinim,

Berati: Hamza

Petrit Selimi: mundet edhe Vlora KM (kryeministre) Berat Rukiqi zëvendëskryeministër.

Petrit Selimi: A po vjen me pi kafe me dyshin?…

Berati: e lash në ora 13 me njo  prej tyne.

Petriti Selimi ja lexon deklaratën e Lumirit…

Petrit Selimi: Mirë është me i thanë (Lumirit) mos u merr shumë nja dy tri ditë me qëndrime.

Gjithashtu lexoni:

Aksident në Çagllavicë, vetura përplaset në dyqanet skaj rrugës

Osmani: Vonesat në konstituimin e Kuvendit dëmtojnë përparimin e vendit

Manxhuka i LVV-së reagon ashpër ndaj Paparacit: “Artikull llum, Sveçla nuk ndodhet fare në Kosovë”

Qeveria merr vendim, rriten shtesat për lehona

Mbahet mbledhja e Qeverisë, ky është rendi i ditës

Jeton Sopa 10/02/2025 10/02/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
88%
2 km/h
Fri
27 °C
Sat
28 °C
Sun
28 °C
Mon
24 °C
Tue
22 °C

Lajmet e Fundit

Haradinaj: Uroj të na i hapë rrugët Zoti, populli ynë e meriton zhvillimin
09:36 -06/06/2025
Kurti uron qytetarët për festën e Kurban Bajramit
09:14 -06/06/2025
Aksident në Çagllavicë, vetura përplaset në dyqanet skaj rrugës
08:41 -06/06/2025
Osmani: Kurban Bajrami është një thirrje për reflektim mbi vlerat
08:08 -06/06/2025
Myslimanët festojnë Kurban Bajramin
08:06 -06/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?