KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Plani i Policisë së Kosovës për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor
Siguri

Plani i Policisë së Kosovës për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor

Kosova News
Kosova News 08:40 -09/02/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës para disa jave ka bërë publike planifikimet dhe fazat kyçe të urdhrit operativ policor “Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës” të cilat po mbahen sot me datën 9 shkurt 2025.

Policia thekson se ashtu siç është bërë e ditur, me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor janë angazhuar një numër i mjaftueshëm i zyrtarëve policorë kryesisht të rendit publik, por sipas nevojës mund të angazhohen edhe zyrtarë policorë të profileve të ndryshme, që iu përkasin njësiteve të ndryshme brenda Policisë së Kosovës.

Zyrtarët policor sipas planit operativ kanë filluar punën me orar 12 orësh, duke filluar nga ora 03:00, me hapjen e dhomave komanduese, përcjelljen e materialit sensitiv nga depot komunale në qendrat e votimit dhe vazhdimin e ofrimit të sigurisë.

Ky plan operativ ka paraparë katër faza:

Periudha parazgjedhore apo përgatitore vlerësuese,

Angazhimi në ofrimin e sigurisë gjatë fushatës zgjedhore,

Garantimi i sigurisë në fazën kyçe të ditës së zgjedhjeve dita (Z),

Periudha pas zgjedhjeve që parasheh transportin nën përcjellje dhe siguri të PK-së, të materialit sensitiv e deri në përfundim të procesit.

Policia thekson tutje se tanimë dy fazat e para veçse janë realizuar, përderisa tani jemi në zbatimin e fazës së tretë e që është faza kyçe (dita Z), për të vazhduar sipas planit me fazën e fundit, deri në përfundim të procesit zgjedhor.

Sipas planifikimeve policore qëllimi i këtij urdhri operativ për këtë proces zgjedhor vazhdon të jetë:

Krijimi i një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe mbajtja e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve.

Sigurimi i qendrave të votimit, këshillave komunale të zgjedhjeve, depove komunale, qendrës së numërimit të rezultateve dhe depove qendrore.

Përcjellja e sigurt dhe sigurimi i gjithë materialit sensitiv zgjedhor nga të gjitha destinacionet e parapara sipas planit të sigurisë deri në përfundimin e operacionit policor, që ndërlidhet me procesin zgjedhor.

Inicimi dhe procedimi i çdo vepre penale kundër të drejtës së votimit dhe ndërmarrja e të gjitha masave procedurale/penale ndaj çdokujt që bie ndesh me ligjet pozitive të vendit që rregullojnë/sanksionojnë veprimet e kundërligjshme ndaj zgjedhjeve të lira dhe demokratike në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit sipas planeve të veprimit dhe marrëveshjeve paraprake të bazuara në ligj. 

Policia e Kosovës njofton tutje se bazuar në memorandumin e bashkëpunimit në mes të Policisë, Prokurorisë dhe KQZ-së, vazhdon të ketë të caktuar zyrtarë/hetues në të gjitha drejtoritë rajonale për trajtimin e çdo rasti të mundshëm që ndërlidhet me procesin zgjedhor, nën autorizimet e prokurorëve të caktuar për këtë çështje nga Prokuroria e Shtetit. Po ashtu janë caktuar edhe koordinatorë të

“Policisë me KQZ-në si dhe janë dhënë udhëzime me kohë për zyrtarët policorë lidhur me detyrat dhe përgjegjësitë e tyre ligjore gjatë procesit zgjedhor.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore në mënyrë profesionale karshi qytetarëve dhe vendit si dhe të jetë transparente mbi punën dhe angazhimet e saja policore.

Inkurajojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës dhe institucionet kompetente, njëherësh të raportojnë për çdo rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor, apo edhe jashtë tyre.

Raportoni, nga telefonia fikse dhe mobile: 192 ose 038 550 999, në adresën elektronike [email protected] si dhe në stacionet më të afërta policore”.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Janë dokumentuar 12,230 viktima të luftës në Kosovë, mbi një mijë ishin fëmijë

​Dalin para gjykatës dy serbët e arrestuar si të dyshuar për varrezën masive në Zubin-Potok

Inspektorati i Punës reagon sërish pas tragjedisë në Prishtinë: Hetimet po zhvillohen me prioritet të lartë

Vazhdojnë gërmimet në Kalludër të Zubin Potokut, dyshohet për mbetje mortore të 23 personave të zhdukur

Në orën 13:00 seanca për caktimin e paraburgimit ndaj dy të arrestuarve në rastin e “Grupit të Intelektualëve të Mitrovicës”

Kosova News 09/02/2025 09/02/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
33 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Janë dokumentuar 12,230 viktima të luftës në Kosovë, mbi një mijë ishin fëmijë
15:46 -29/07/2026
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e katër personave për vjedhje të rëndë
15:03 -29/07/2026
​Dalin para gjykatës dy serbët e arrestuar si të dyshuar për varrezën masive në Zubin-Potok
15:00 -29/07/2026
Gjetja e varrit masiv në Zubin-Potok, reagon Haxhiu: Ky proces do ta ketë përkrahjen time të plotë
14:33 -29/07/2026
Inspektorati i Punës reagon sërish pas tragjedisë në Prishtinë: Hetimet po zhvillohen me prioritet të lartë
13:56 -29/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?