KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gazeta britanike “The New European”: Mezi gjindet një person që nuk e voton LVV-në në zgjedhjet e 9 shkurtit
Politikë

Gazeta britanike “The New European”: Mezi gjindet një person që nuk e voton LVV-në në zgjedhjet e 9 shkurtit

Kosova News
Kosova News 19:38 -08/02/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Gazeta e njohur britanike “The New European” ka shkruar sot për zgjedhjet që do të mbahen në Kosovë, dhe për mbështetjen e madhe që gëzon Lëvizja VETËVENDOSJE! për zgjedhjet e 9 shkurtit. Kjo medie e përshkruan perspektivën e zgjedhjeve të Kosovës përmes një udhëtimi nga jugu i Italisë në Prishtinë, në kryeqendrën e Kosovës, në një kafe tejet të frekuentuar Tillt Radio Bar në Prishtinë.

Në këtë artikull përshkruhet se sipas bisedave të gazetarit me klientët e kësaj kafe, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), partia që ka udhëhequr Kosovën pritet të jetë forca dominues në zgjedhjet e ardhshme, dhe nëse do t’u besohet sondazheve të fundit, do të fitojë më shumë se gjysmën e votave. Me sistemin proporcional të Kosovës, kjo do të thotë se LVV mund të qeveris vetëm, pa pasur nevojë për një partner tjetër koalicioni.

Më tej, kjo gazetë thekson se gratë votojnë me shumicë dërrmuese për LVV, ashtu si të rinjtë dhe diaspora. Qytetarët kosovarë që jetojnë në mbarë botën, duke përfshirë 30 mijë në Mbretërinë e Bashkuar, kanë të drejtë vote, me postë ose në ambasadën e Kosovës në vendin e tyre, edhe ata gjithashtu votojnë me shumicë dërrmuese për LVV.

Mes klientëve të rinj, anglishtfolës, të shkolluar dhe hipi, gazetari është përpiqur ta gjej dikë që nuk planifikonte të votonte për partinë aktuale qeverisëse. Por, e gjithë atmosfera tregon se, megjithë ndryshimet individuale, shumica e qytetarëve janë pajtuar me faktin se LVV do të jetë partia më e madhe pas zgjedhjeve.

Sipas gazetës britanike, kjo shkallë e stabilitetit politik është e jashtëzakonshme, veçanërisht në Kosovë. Ky lloj i konsensusit politik në Mbretërinë e Bashkuar ka munguar me dekada.

Gjithashtu lexoni:

Vazhdojnë gërmimet në Kalludër të Zubin Potokut, dyshohet për mbetje mortore të 23 personave të zhdukur

Në orën 13:00 seanca për caktimin e paraburgimit ndaj dy të arrestuarve në rastin e “Grupit të Intelektualëve të Mitrovicës”

Prokuroria Speciale pritet të kërkojë paraburgim për dy të dyshuarit pas zbulimit të varrezës masive në Zubin-Potok

MINT-i publikon çmimoren e sotme për derivatet

Hoti: Kuvendi i jashtëzakonshëm nuk është kundër askujt, por për një LDK më të fortë

Kosova News 08/02/2025 08/02/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
33 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Janë dokumentuar 12,230 viktima të luftës në Kosovë, mbi një mijë ishin fëmijë
15:46 -29/07/2026
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e katër personave për vjedhje të rëndë
15:03 -29/07/2026
​Dalin para gjykatës dy serbët e arrestuar si të dyshuar për varrezën masive në Zubin-Potok
15:00 -29/07/2026
Gjetja e varrit masiv në Zubin-Potok, reagon Haxhiu: Ky proces do ta ketë përkrahjen time të plotë
14:33 -29/07/2026
Inspektorati i Punës reagon sërish pas tragjedisë në Prishtinë: Hetimet po zhvillohen me prioritet të lartë
13:56 -29/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?