KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Trumpi urdhëron krijimin e fondit sovran, thotë se mund ta blejë TikTokun
Teknologji

Trumpi urdhëron krijimin e fondit sovran, thotë se mund ta blejë TikTokun

Kosova News
Kosova News 16:51 -04/02/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, të hënën ka nënshkruar urdhrin për krijimin e fondit sovran brenda vitit të ardhshëm, duke shtuar se fondi mund të blejë rrjetin social TikTok. 

Nëse krijohet, fondi sovran do të vendosë SHBA-në në mesin e shumë vendeve, veçanërisht në Azi dhe Lindjen e Mesme, që kanë fonde të ngjashme si një formë e investimeve direkte përmes buxhetit të shtetit, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”. 

Urdhri ishte i shkurtër dhe nuk kishte shumë detaje, thjesht kërkonte nga Departamenti i Tregtisë dhe Thesarit krijimin e një plani për krijimin e fondit sovran brenda 90 ditësh, duke përfshirë rekomandime për “mekanizmat e financimit, strategjitë e investimeve, struktura e fondit dhe një model qeverisjeje”.

Zakonisht fondet e këtij lloji financohen nga suficitet e buxhetit për të bërë investime, por SHBA-ja tani funksionon me deficit. Po ashtu krijimi i këtij fondi duhet të aprovohet nga Kongresi. 

- Reklamë -

Trumpi ka deklaruar se “ne do të krijojmë shumë pasuri nga fondi, dhe mendoj se është çështje kohe derisa ky vend do të ketë fond sovran”.

Gjatë kandidaturës për president kishte përmendur këtë lloj forme të investimeve qeveritare, duke deklaruar se do të financonte “përpjekjet e mëdha kombëtare” si projektet infrastrukturore, si autostrada dhe aeroporte, prodhimin dhe kërkimet mjekësore.  Zyrtarët e administratës nuk kanë treguar se si do të funksionojë apo financohet fondi, por më herët Trumpi ka deklaruar se mund të financohet nga “tarifat dhe gjëra të tjera inteligjente”. 

Gjithashtu lexoni:

Teknologjia përmirëson shërbimin/ Protezat e legenit tashmë mund të zgjasin mbi 30 vjet

Google hedh themelet për një qendër të inteligjencës artificiale në Indi, investim 15 miliardë dollarë

Revolucioni i 2026-ës: Samsung prezanton syzet që “shohin dhe kuptojnë” botën si njeriu

Indonezia ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16-vjeç

Çka duhet ditur para se të kërkoni këshillë shëndetësore nga ChatGPT-ja?

Kosova News 04/02/2025 04/02/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
light rain
18° _ 17°
80%
1 km/h
Thu
20 °C
Fri
24 °C
Sat
22 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

MPB demanton Daut Haradinaj: Dy serbët u regjistruan më 2001 dhe 2007, dokumentet e Kosovës i morën në 2011 dhe 2015
14:56 -04/06/2026
Diskutohet bashkëpunimi në sistemin e drejtësisë
14:54 -04/06/2026
Kurti: Jemi në dispozicion të plotë për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”
14:43 -04/06/2026
Prezantohet ecuria e hartimit të masterplanit për kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz
14:14 -04/06/2026
U.d. së presidentes Haxhiu përfaqëson Kosovën në takimin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor
14:11 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?