KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Raporti i punës së Gjykatës Supreme: Gjatë vitit 2024 janë kryer 2.187 lëndë, vetëm 391 të papërfunduara
Siguri

Raporti i punës së Gjykatës Supreme: Gjatë vitit 2024 janë kryer 2.187 lëndë, vetëm 391 të papërfunduara

Kosova News
Kosova News 14:14 -24/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje


Gjykata Supreme ka publikuar raportin e punës për vitin 2024. Në njoftimin për media thuhet Gjykata Supreme e Kosovës e ka përmbyllur vitin 2024 me një varg suksesesh që rezultojnë me publikime udhëzuesish, përmbledhjesh të vendimeve gjyqësore e organizim konferencash ndërkombëtare.

“Njëkohësisht është shënuar shkallë e lartë efikasiteti në zgjidhjen e çështjeve duke rezultuar me 92.43 për qind, (përqindje kjo e kalkuluar duke llogaritur numrin e lëndëve të pranuara dhe atyre të zgjidhura, gjatë vitit)”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit në total, gjatë vitit 2024 janë kryer 2.187 lëndë derisa të pakryera rezultojnë vetëm 391 lëndë, ku përfshihen numër i madh i lëndëve të pranuara në fund të vitit – në një numër prej 649 sosh. Gjatë tërë vitit janë pranuar 2.366 lëndë të reja, derisa gjithsej në punë kanë qenë 2.578 lëndë.

Viti 2024 shënon lansimin e Udhëzuesit të Gjykatës Supreme për matjen e dënimit, pas përfundimit të procesit të revidimit të tij dhe publikimin e dy përmbledhjeve; Përmbledhjen nga praktika e Gjykatës Supreme në çështje civile dhe penale, dhe Përmbledhjen me vendime të përzgjedhura të Gjykatës Supreme të Kosovës.

Po ashtu, gjatë vitit 2024 me një ceremoni solemne është shënuar gjashtëdhjetë-vjetori i themelimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, si ngjarje e cila i ka paraprirë Konferencës së 14-të të Kryetarëve të Gjykatave Supreme të Evropës Qendrore dhe Lindore, e cila u organizua nga Gjykata Supreme e Kosovës me mbështetjen e Këshillit Gjyqësor dhe USAID e INL.

Viti 2024 përfshin edhe një varg aktivitetesh tjera me rëndësi, mes tyre konferenca punëtori, vizita jashtë vendit, vizita të delegacioneve të ndryshme në Gjykatë Supreme, përfshirë vizita të studentëve, nxënësve etj..

Viti 2024 shënon plotësimin e organogramit të Gjykatës Supreme me 19 pozita të parapara për gjyqtarë.

Ndërkohë, kur bëhet fjalë për transparencën e Gjykatës Supreme gjatë vitit 2024, vlen të theksohet se gjatë vitit janë trajtuar 154 kërkesa për qasje në informacion dhe në dokumente publike, vetëm 7 prej tyre janë refuzuar, konform dispozitave të Ligjit për Qasje në Dokumente Publike. Janë publikuar 4.478 aktgjykime dhe aktvendime, prej tyre 1.686 vendime të Gjykatës Supreme dhe 2.792 vendime të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, ndërsa bazuar në Ligjin nr. 06/L – 057 për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, janë pranuar gjashtëmbëdhjetë (16) ankesa të palëve, për 14 prej tyre është vendosur brenda afateve ligjore, derisa dy (2) prej tyre janë në punë. Vendimet disiplinore janë të publikuara në ueb-faqen e Gjykatës Supreme.

Gjatë vitit 2024 janë mbajtur dy Seanca të Përgjithshme, me pjesëmarrje të të gjithë gjyqtarëve, përfshirë ata nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës.

Të dhënat statistikore dhe të gjitha aktivitetet gjatë vitit 2024, janë përmbledhur në Raportin Vjetor të punës së Gjykatës Supreme, i cili është miratuar në Seancën e Përgjithshme të Gjykatës Supreme, të mbajtur me 9 janar 2025, si dhe në mbledhjen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, të mbajtur me datë 23 janar, pas raportimit të kryetarit të gjykatës, Fejzullah Rexhepi.

Gjithashtu lexoni:

​Dalin para gjykatës dy serbët e arrestuar si të dyshuar për varrezën masive në Zubin-Potok

Inspektorati i Punës reagon sërish pas tragjedisë në Prishtinë: Hetimet po zhvillohen me prioritet të lartë

Vazhdojnë gërmimet në Kalludër të Zubin Potokut, dyshohet për mbetje mortore të 23 personave të zhdukur

Në orën 13:00 seanca për caktimin e paraburgimit ndaj dy të arrestuarve në rastin e “Grupit të Intelektualëve të Mitrovicës”

Prokuroria Speciale pritet të kërkojë paraburgim për dy të dyshuarit pas zbulimit të varrezës masive në Zubin-Potok

Kosova News 24/01/2025 24/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
33 °C

Lajmet e Fundit

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e katër personave për vjedhje të rëndë
15:03 -29/07/2026
​Dalin para gjykatës dy serbët e arrestuar si të dyshuar për varrezën masive në Zubin-Potok
15:00 -29/07/2026
Gjetja e varrit masiv në Zubin-Potok, reagon Haxhiu: Ky proces do ta ketë përkrahjen time të plotë
14:33 -29/07/2026
Inspektorati i Punës reagon sërish pas tragjedisë në Prishtinë: Hetimet po zhvillohen me prioritet të lartë
13:56 -29/07/2026
Gërvalla viziton Kalludrën, përcjell nga afër gërmimet për varrezën e dyshuar masive
13:37 -29/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?