KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ekskluzive: Zhvillime të reja për postin e Kryeprokurorit, prokurori Shqipdon Fazliu paditë Këshillin Prokurorial të Kosovës
Siguri

Ekskluzive: Zhvillime të reja për postin e Kryeprokurorit, prokurori Shqipdon Fazliu paditë Këshillin Prokurorial të Kosovës

Jeton Sopa
Jeton Sopa 13:28 -05/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje


Drama për zgjedhjen e Kryeprokurorit të shtetit po vazhdon edhe pse kanë kaluar 5 muaj që nga propozimi dhe votimi i Blerim Isufajt për Kryeprokuror të ri të Shtetit nga ana e Këshilli Prokurorial të Kosovës.

Kandidati  për kryeprokuror Shqipdon Fazliu, i cili ishte renditur i dyti në konkursin për Kryeprokuror sipas burimeve të KosovaNews e ka paditur Këshillin Prokurorial të Kosovës në Gjykatën Themelore në Departamentin Administrativ, duke e goditur vendimin e KPK-së rreth procesit të përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit.  

 Këtë gjë e ka konfirmuar vetë prokurori Fazliu përmes një përgjigje me shkrim dhënë për KosovanNews.

 “E konfirmoj se javën e kaluar kemi paraqitur padinë ndaj KPK-sw, për procesin qe ka të bëjë me përzgjedhjen e pozitës se Kryeprokurorit te Shtetit. Për të tjerat, ju lus të kontaktoni me avokatin tim, z. Flakron Sylejmani, qe këto dite gjendet ne pushim”, ka thënë shkurt prokurori Shqipdon Fazliu.

Kujtojmë që dy kandidatët për kryeprokuror Shqipdon Fazli dhe Armend Hamiti fillimisht kanë bërë ankesë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim të kushtetutshmërisë së procesit.

Mirëpo Gjykata Kushtetuese më 4 korrik të këtij viti i ka hedhur poshtë ankesat e kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit, lidhur me emërimin e Blerim Isufajt në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Kjo gjykatë sqaron se “kërkesat përkatëse i shpallë të papranueshme mbi baza procedurale, sepse parashtruesit e kërkesave nuk i kanë shteruar mjetet juridike siç është përcaktuar me paragrafin 7 të nenit 113 Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”.

Emri i kandidatit për kryeprokuror Blerim Isufaj po vazhdon të qëndroj në tavolinën e Presidentes Vjosa Osmani në pritje për t’u dekretuar apo edhe për t’u refuzuar.

 Përzgjedhja e prokurorit Isufaj nga ana e KPK-së u shoqërua me shumë pakënaqësi si nga ana e kandidatëve tjerë po ashtu edhe nga shoqëria civile dhe ambasadat.

Kujtojmë që Ambasada e Britanisë së Madhe, e cila kishte ndihmuar dhe monitoruar KPK-në me vite të tëra ishte anashkaluar nga kjo e fundit gjatë shpalljes së konkursit për Kryeprokuror, gjë për të cilën kishte reaguar vetë Ambasada duke thënë se ndjehet e befasuar nga ky veprim i KPK-së.  


Gjithashtu lexoni:

Maqedonci: Optimizimi i KFOR-it në urën e Ibrit pasqyron përmirësimin e sigurisë

Kusari-Lila: Skemat e subvencioneve do të rishikohen për të nxitur investimet dhe punësimin

Dogana gjen mijëra euro e franga e mjete të tjera monetare të padeklaruara te Dheu i Bardhë

Ekstradohet në Shqipëri një kosovar i kërkuar nga Interpoli

SHKK-ja ashpërson standardet në burgje: Rregulla të reja për sjelljen, sigurinë dhe pushimet e të dënuarve

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?