Në 23-vjetorin e vrasjes së luftëtarit të Lirisë, veprimtarit dhe deputetit të Kuvendit të Kosovës, Smajl Hajdaraj, bashkëkryetari i Partisë Guxo, Faton Peci, së bashku me kryeministrin Kurti, djalin e heroit, Smajl Hajdaraj, kandidatin për deputet, Shpëtim Hajdaraj, si dhe me struktura udhëheqëse të Partisë Guxo bënë nderime pranë shtatores së tij në qytetin e Pejës.
“Smajl Hajdaraj, intelektuali i angazhuar, njeriu i qetë e paqësor, por trim sypatrembur, luftëtari e udhëheqësi i ushtarëve çlirimtarë, pas çlirimit të vendit kishte filluar punën për zhvillimin e Kosovës në liri, kur u vra pabesisht para banesës së tij në Pejë. Vrasja e tij, si shumë vrasje tjera politike të pasluftës, kurrë nuk është zbardhur.
Smajl Hajdaraj do të kujtohet e nderohet përherë për vizionin, punën e kontributin e tij, kurse zbardhja e vrasjes së tij dhe dënimi i autorëve është obligim i shtetit të Kosovës, për të cilin ai nuk kurseu asgjë’, thuhet në shkrimin e Partisë Guxo.


