Shpëtim Hajdaraj djali i heroit të Kosovës Smajl Hajdaraj ka kujtuar 23 vjetorin e vrasjes së babait të tij nga dora e zezë kriminale me 17 janar 2002.
Shpëtimi i cili tani është kandidat për deputetë nga radhët e partisë Guxo dhe bashkëpunëtor i ministers Gërvalla ka thënë se atë ditë e sot të gjithë vrasësit e babait të tij e urdhëdhënësit politik janë më të fortë se shteti i Kosovës e për këtë ai dhe familja e tij nuk do të pajtohen kurëë me padrejtësinë.
“Atë ditë e sot, të gjithë vrasësit (ekzekutorët, organizatorët dhe urdhërdhënësit politik) ende janë me të fortë se shteti i Kosovës, fatkeqësisht.
Për mua e familjen, je obligim e përkushtim i përjetshëm. Nuk jemi pajtuar e s’do pajtohemi kurrë me padrejtësinë” ka shkruar Hajdaraj
Heroi Smajl Hajdaraj ka qenë veprimtar i çështjes Kombëtare gjatë luftës ai ishte iKomandanitit i Shtabit Rajonal të UÇK-së për Rugovë i cili u vra pas luftës me 17 janar 2002 në rrethana ende të pasqaruar por që dihet mirëfilli se kjo vrase ishte politike duke qenë se i ndjeri në atë kohë ishte deputet i Kuvendit të Kosovës dhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit Rugova.


