Khvicha Kvaratskhelia ka konfirmuar largimin nga Napoli.
Anësori gjeorgjian karrierën pritet ta vazhdoj te Kampioni i Frances, PSG.
Kvaratskhelia ka publikuar një video në profilin e tij në Instagram, ku ka njoftuar largimin nga Napoli.
“Falë Napolit, qytetit, tifozëve dhe kujtimit të Diegos pasi nuk do ta harroj këtë ndjenjë magjike, qytetin dhe Scudetto që fituam së bashku. Faleminderit për gjithçka”, ka thënë ndër të tjera Kvaratrskhelia.
PSG do të paguaj plot 70 milionë euro Napolit, për transferimin e tij.


