KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani dhe Misioni vëzhgues i zgjedhjeve nga BE-ja flasin për procesin e 9 shkurtit
Politikë

Osmani dhe Misioni vëzhgues i zgjedhjeve nga BE-ja flasin për procesin e 9 shkurtit

Kosova News
Kosova News 11:55 -16/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ekipin e  Misionit vëzhgues të zgjedhjeve të Bashkimit Evropian, të kryesuar nga Nathalie Loiseau, njëherësh deputete e Parlamentit Evropian.

Ky takim u zhvillua në kuadër të angazhimeve të përbashkëta për të siguruar një proces zgjedhor të lirë, të ndershëm dhe demokratik në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë.

Gjatë takimit, presidentja Osmani dhe kryesuesja Loiseau diskutuan rëndësinë e një procesi zgjedhor të lirë, të ndershëm dhe transparent, duke nënvizuar se Kosova tashmë ka dëshmuar përkushtimin e saj në organizimin e zgjedhjeve demokratike.

Presidentja Osmani nëpërmes një letre të dërguar më 3 shtator 2024 përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka kërkuar dërgimin e një Misioni të Vëzhgimit të Zgjedhjeve.

Në këtë kontekst, presidentja shprehu mirënjohjen për angazhimin e vazhdueshëm të BE-së në mbështetje të demokracisë në Kosovë dhe rikujtoi rëndësinë e misioneve vëzhguese të BE-së që nga viti 2013. Ajo theksoi se këto janë zgjedhjet e para të rregullta sipas Ligjit të ri për Zgjedhjet e Përgjithshme, duke i dhënë një dimension të ri procesit zgjedhor në vend.

Në takim me Loiseau, Osmani ka ritheksuar kërkesën e bërë edhe në letrën dërguar Borrellit, në mënyrë që ky mision të përfshijë gjithashtu një fokus të veçantë në përfaqësimin e grave në të gjitha fazat e procesit zgjedhor. Ajo theksoi rëndësinë e përfaqësimit të grave në listat zgjedhore, buxhetimin gjinor, praninë e tyre në media, si dhe trajtimin e çështjeve të dhunës me bazë gjinore gjatë fushatës, përfshirë dhunën në internet.

Në këtë kontekst, Osmani gjithashtu ritheksoi kërkesën që ky Mision, të fokusohet edhe në respektimin  e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, posaçërisht sa i përket qasjes së tyre në vendvotime.

Presidentja vlerësoi se barazia gjinore është një nga parimet themelore të demokracisë dhe duhet të reflektohet në të gjitha aspektet e procesit zgjedhor.

Më tej, Osmani, bazuar në raportet e mbarëvajtjes së zgjedhjeve të kaluara, përfshirë raportet e misioneve vëzhguese të BE-së, të cilat kanë konstatuar se në komunat veriore të Republikës së Kosovës ka pasur ndërhyrje të paligjshme, frikësim dhe pengim të realizimit të së drejtës për votim të lirë,  shtroi nevojën që vëzhguesit e këtij Misioni të BE-së, të sigurohen se e monitorojnë se a po realizohet e drejta e votës së lirë në plotëni, konform  standardeve më të larta demokratike në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Bekë Berisha dhe Burim Ramadani mbesin jashtë Kuvendit, shkak kuota gjinore

Njëri nga të arrestuarit për krime lufte në rastin “Reçaku II” është punëtor i Postës së Serbisë nga Poneshi i Gjilanit

Përballë sfidës me qentë endacakë, organizatat vendore dhe holandeze sigurojnë 50 mijë euro për sterilizim

Brazili dhe Maroku ndajnë pikët në një spektakël të vërtetë

Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”

Kosova News 16/01/2025 16/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
83%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C

Lajmet e Fundit

Pesë të arrestuarit në rastin “Reçaku II” ishin pjesëtarë të MPB-së serbe
14:00 -14/06/2026
Bajraktari: Pezullimi i hetimeve ndaj Radoiçiqit nuk nënkupton mbylljen e rastit
13:36 -14/06/2026
Bekë Berisha dhe Burim Ramadani mbesin jashtë Kuvendit, shkak kuota gjinore
13:32 -14/06/2026
Njëri nga të arrestuarit për krime lufte në rastin “Reçaku II” është punëtor i Postës së Serbisë nga Poneshi i Gjilanit
13:24 -14/06/2026
Përballë sfidës me qentë endacakë, organizatat vendore dhe holandeze sigurojnë 50 mijë euro për sterilizim
12:51 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?