Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka quajtur deklarim skandaloz atë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë që tha se nuk aksioni për bastisjen e zyrave paralele nuk u autorizua nga ta.
Sipas saj, në vend që t’i mbyllnin zyrat e strukturave ilegale, ata nga zyrat e tyre lëshojnë komunikata kundër veprimeve të ligjshme.
“Çfarë deklarimi skandaloz i Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Në vend që të vepronin shumë vite më parë, dhe t’i mbyllnin zyrat e strukturave ilegale, ata nga zyrat e tyre lëshojnë komunikata kundër veprimeve të ligjshme dhe të drejta të policisë. A ka kush që i kupton këta zyrtarë të shtetit që mbajnë emrin prokurorë? Në shërbim të kujt janë?”, ka shkruar Haxhiu.


