KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Sveçla shpreh mirënjohje ndaj policeve të Kosovës: Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e grave
Siguri

Ministri Sveçla shpreh mirënjohje ndaj policeve të Kosovës: Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e grave

Kosova News
Kosova News 18:12 -10/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shprehur mirënjohjen dhe krenarinë për gratë dhe vajzat që shërbejnë në Policinë e Kosovës, duke theksuar kontributin e tyre të çmuar në mbrojtjen e rendit, ligjit dhe kufijve të vendit. Deklaratat e tij erdhën në kuadër të shpalljes së vitit 2025 si “Viti i Grave” nga Kryeministri Albin Kurti.

Sveçla vlerësoi rolin e 1,247 grave dhe vajzave që shërbejnë në Policinë e Kosovës, përfshirë 4 kolonele, 3 nënkolonele, 8 majore, 15 kapitene, 27 togere, 95 rreshtere, 746 police të larta dhe 251 police të reja. Ai theksoi gjithashtu pjesëmarrjen e tyre në njësitë speciale dhe patrullat kufitare.
“Ju jeni shembulli më emblematik se si vajzat dhe gratë e kryejnë detyrën për atdheun. Ju jeni ura që lidh besimin dhe sigurinë mes policisë dhe qytetarëve,” deklaroi Sveçla.

Ministri lavdëroi kontributin e grave në sektorë të ndryshëm të policisë, nga patrullat në komunitet, hetimet dhe mbrojtjen e kufirit, deri te njësitë speciale. Ai theksoi rolin e tyre si frymëzim për brezat e ardhshëm.

“Ju keni hapur me kurajo një rrugë për gjeneratat e ardhshme të vajzave dhe grave, duke u bërë shembull i guximit, përpjekjes për barazi, përkushtimit dhe profesionalizmit.”

Sveçla siguroi mbështetje të plotë për policet dhe ftoi vajzat e reja t’i bashkohen radhëve të Policisë së Kosovës.

“Dua të zotohem publikisht që do të mbështes me çdo kapacitet që më jep ligji policet tona. Gjej rastin të ftoj vajzat që t’i bashkohen radhëve të Policisë.”

Ministri përfundoi duke riafirmuar angazhimin e tij për fuqizimin e pozitës së grave brenda organizatës policore. “E ne do të vazhdojmë të qëndrojmë krah jush, krenarë për shërbimin tuaj, të frymëzuar nga sakrificat dhe guximi juaj, e të përkushtuar për t’ju mbështetur në çdo hap të këtij rrugëtimi.”

Gjithashtu lexoni:

Vdes gruaja e lënduar rëndë në aksidentin në Autostradën “Ibrahim Rugova”

Sveçla pas arrestimeve për krime lufte: S’do të ketë kompromis ndaj autorëve të krimeve në Kosovë

Publikohen pamjet: Si u arrestuan të dyshuarit për Masakrën e Reçakut

Përleshje mes kushërinjve, vritet 27-vjeçari në Prizren

Pesë të arrestuarit në rastin “Reçaku II” ishin pjesëtarë të MPB-së serbe

Kosova News 10/01/2025 10/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
clear sky
28° _ 26°
35%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
26 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Xhaka kritikon bashkëlojtarët: Duhet të dëgjoni çfarë thotë trajneri
18:37 -14/06/2026
KQZ-ja përmbyll vlerësimin e pakove të votimit me postë, 82,809 të aprovuara
18:20 -14/06/2026
Shtimja shënon Ditën e Çlirimit me koncert festiv
17:55 -14/06/2026
Vdes gruaja e lënduar rëndë në aksidentin në Autostradën “Ibrahim Rugova”
17:52 -14/06/2026
Haxhiu ngushëllon familjen Jashari pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit
15:45 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?