KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kur do të vendosen të burgosurit danezë në burgun e Gjilanit
Siguri

Kur do të vendosen të burgosurit danezë në burgun e Gjilanit

Kosova News
Kosova News 14:08 -03/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Marrëveshja e bashkëpunimit për burgjet pritet të nënshkruhet së shpejti në mes të Kosovës dhe Danimarkës. Pas kësaj, janë dy vjet afat për institucionet e vendit që të bëjnë përshtatjen e burgut të Gjilanit me rregullat daneze. Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani deklaron se në fillim do të pranohen 100 të burgosur.

Në dhjetor të vitit 2021, dy shtetet kanë nënshkruar letër-pëlqimin për dërgimin e 300 të burgosurve nga shteti danez, në burgun e Gjilanit. Më vonë, në maj të vitit 2024, Kuvendi i Kosovës e ratifikoi marrëveshjen e cila i jep me qira burgun, shtetit danez.


Drejtori i burgjeve të Kosovës thotë se së shpejti pritet edhe nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit mes të dyja vendeve.


“Prej momentit kur nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit, e që pritet shumë shpejtë të nënshkruhet, neve kemi 18 muaj deri në 24 muaj afat për ta përshtatur burgun me rregullat daneze.

Fillimisht do të pranohen 100 të burgosur, pastaj varësisht prej planit të renovimit, adaptimit të burgut sipas rregullave daneze, do të pranohen edhe të burgosurit të tjerë, e që numri do të kalojë numrin 300 persona”, deklaron Dibrani.

Traktati, me kohëzgjatje prej 10 vjetësh, parasheh që Kosova t’i përfitojë rreth 200 milionë euro të cilat, ndër të tjera, do të destinohen për Shërbimin Korrektues. Dibrani bën të ditur se ka pasur kërkesa edhe nga Belgjika e Britania e Madhe për marrëveshje të tilla.


“Ka pasur kërkesa edhe nga Belgjika edhe nga Britania e Madhe por natyrisht që neve nuk kemi interes dhe as nuk do të pranojmë që të nënshkruhen marrëveshje të tilla. Edhe pse fatmirësisht në raport me shtetet tjera, pothuajse të gjitha shtetet e Evropës kur sot është problemi kryesor mbipopullimi, neve sot kur po flasim, kapaciteti në burgjet tona është mbi 2.700. Ndërsa, në qendrat tona, në 11 institucionet tona korrektuese, kemi 1.750 persona. 1.100 të dënuar dhe 650 të tjerë janë të paraburgosur”, shprehet ai.  

Gjithashtu lexoni:

Vdekja e punëtorit në Prishtinë, Hoti: Përgjegjësia të shkojë deri në fund, do të nisim inspektime me dronë

Aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”,  lëndohen shtatë persona

Zjarr në një fabrikë në Gjakovë

Arrestohen dy persona për kultivim të drogës

Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për krime lufte kundër popullsisë civile

Kosova News 03/01/2025 03/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
69%
1 km/h
Thu
33 °C
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
35 °C
Mon
32 °C

Lajmet e Fundit

Vdekja e punëtorit në Prishtinë, Hoti: Përgjegjësia të shkojë deri në fund, do të nisim inspektime me dronë
22:50 -29/07/2026
Rriten tensionet në LDK, në prag të Kuvendit për shkarkimin e Abdixhikut
22:28 -29/07/2026
Aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”,  lëndohen shtatë persona
21:38 -29/07/2026
Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK-në, arrestimet e serbëve për krime lufte do të vazhdojnë
20:38 -29/07/2026
BE-ja qorton Vuçiqin: Të shmangen deklaratat që nuk kontribuojnë në normalizim
20:07 -29/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?