Policia është njoftuar për një valixhe të dyshimtë në rrugën “Sali Çeku” në Ferizaj. Që kur u lajmërua në mëngjes rreth orës 10:00, ekipet edhe pas tri orësh janë duke qëndruar ende në vendngjarje.
Policia ka thënë se në vend do të jenë edhe ekipet e deminimit.
“Me datën 26.12.2024 rreth orës 10:12 kemi pranuar një informatë se në rrugën ‘Sali Çeku’ në afërsi të një ndërtese të banimit në Ferizaj është një valixhe e dyshimtë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të policisë, të cilët fillimisht kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes. Njëkohësisht janë njoftuar ekipet përkatëse të deminimit të policisë, të cilët pritet të dalin së shpejti në vendin e ngjarjes”, ka thënë zëdhënësi i PK-së për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Policia nuk ka ndarë informacione të tjera deri tash.


