KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pritje për Krishtlindje, imzot Dodë Gjergji përçon mesazh për paqe e dashuri
Lajme

Pritje për Krishtlindje, imzot Dodë Gjergji përçon mesazh për paqe e dashuri

Kosova News
Kosova News 21:52 -24/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji përçoi mesazhe paqeje e dashurie në pritjen solemne për festën e Krishtlindjes.

Ai ka ftuar të gjithë të pagëzuarit që të jenë bartës të kësaj dashurie, të këtij vullneti për paqe për të ndërtuar harmoni dhe shpresë në mesin e njerëzve.

“Ne të gjithë së bashku duhet të jemi “tharmi” i cili do të ruaj paqen dhe dashurinë në ditët tona. Po ashtu sikur lutej Shën Franqesku e më vonë Shën Nënë Tereza… Dua të ftoj të gjithë të pagëzuarit që të jenë bartës të kësaj dashurie të këtij vullneti për paqe dhe kësaj urtësie për të ndërtuar harmoni dhe shpresë në mesin e njerëzve. Duhet të duam njëri tjetrin dhe çdo krijesë, ashtu siç na ka dashur Krishti ne. Të sjellim dashuri në kohën tonë e cila është plot urrejtje”, tha Imzot Dodë Gjergji.

Urimin për festa të Krishtlindjes e bëri edhe e para e vendit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Krishtlindja është frymëzim që na kujton të gjithëve se përball sfidave duhet të triumfoj shpresa. Ajo na kujton se duhet t’i vlerësojmë njerëzit në jetën tonë, t’ua shprehim mirënjohjen tonë, familjes që na do pa kursim, miqve që na qëndrojnë pran dhe bashkë-kombësve me të cilët na lidh gjaku, gjuha e shpresa. Magjia e Krishtlindjes na bën që sonte të kthejmë vëmendjen ndaj atyre që na qëndrojnë afër edhe ndaj atyre që janë larg me shërbim. Mbi të gjitha ndaj atyre që sot kanë më shumë nevojë për kujdesin tonë”, tha Osmani.

Në këtë pritje solemne nuk mungoi as kryeministri i tanishëm i Kosovës, Albin Kurti.

Ai tha se bija e popullit tonë, Shën Nënë Tereza ishte ajo që e rrezatoi gëzimin edhe në ditët më të pashpresa.

“Premtimi i Jezusit, mbush me shpresë, veçanërisht në kohë të vështira. Bija e popullit tonë, Shën Nënë Tereza ishte ajo që e rrezatoi gëzimin edhe në ditët më të pa shpresa e që me veprat e saj na ftoi në dashuri, përgjegjësi e përkujdes ndaj njëri-tjetrit duke na thënë se Krishtlindje nuk është vetëm një datë, është Krishtlindje çdo herë kur i buzëqesh vëllait dhe e merr për dore, është Krishtlindje çdo herë kur nuk i pranon ato parime që i robërojnë të ndrydhurit në skaje të shoqërisë. Është Krishtlindje çdo herë që shpreson me ata që nuk kanë shpresë në varfërinë fizike e shoqërore”, tha ai.

Krishtlindjen, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxha po e sheh si festë që bashkon të gjithë shqiptarët.

“Është një ditë e cila i bashkon të gjithë shqiptarët, përtej asaj që kemi fe të ndryshme dhe secili prej nesh e ndjen veten komod, të qoftë a jemi mysliman, të qoftë a jemi të krishter apo besime tjera, Krishtlindjet janë një festë e cila i bashkon shqiptarët që ju takojnë feve dhe besimeve të ndryshme, prandaj edhe unë erdha si nënkryetar i Kuvendit dhe deputet që të jem së bashku me vëllezërit tanë të komunitetit katolik, t’ju dëshirojmë çdo të mirë, njëjtë sikur ata që janë me në për Bajram e për çdo festë”, tha ai./KSP

Gjithashtu lexoni:

Kufijtë e Kosovës pa pritje, qarkullimi zhvillohet normalisht

Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve

Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna

Ministri Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të Hershëm për fermerët

Bulliqi dhe Kusari-Lila vizitojnë panairin e “Ditëve të Diasporës”

Kosova News 24/12/2024 24/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Për pesë ditë mbyllet një segment i rrugës “Ilir Konushevci”
08:53 -22/07/2026
Kufijtë e Kosovës pa pritje, qarkullimi zhvillohet normalisht
08:50 -22/07/2026
IHMK paralajmëron stuhi të forta dhe rrezik për përmbytje lokale
08:48 -22/07/2026
Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?