Kryeministri Albin Kurti, në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ka thënë se sulmin terrorist në kanalin Iber-Lepenc e ka urdhëruar Milan Radojçiqi dhe të përfshirë ishin elementet të shtetit serb. Kurti dha një kronologji të sulmeve në veri që nga qershori në fund të nëntorit.
“I kemi mesazhet e koduara që po i trajtojmë”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media ku dha informacione nga agjencia e inteligjencës rreth sulmit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit të kryer më 29 nëntor. Inteligjenca jonë thotë që prapa urdhërit në Ibë-Lepenc qëndron Radojçiqi. Për planifikimin dhe logjistikën ka përgjegjësi shteti i Serbisë. Mbrojtja Civile dhe shërbime serbe janë të përfshira. Mbështetje logjistike në terren Mbrojtja Civile, ndërsa grupi dy janë persona profesioniistë të shërbimebeve-s janë përfshirë në realizimin e sulmeve”.
“Deri më tani janë evidentuar komunikime të koduara në mes të Mbrojtjes Civile që lidhen me rastin, të dhënat po grajtohet nga organet tona”, shtoi ai.
“Për dallim nga Banjska, ku Radojçiqi mori pjesë personalisht, kësaj radhe ka bërë veprime për shfajësim të vetes – paraprakisht bëri alibi ku u takua me Listën Serbe, dy orë para sulmin në Ibër Lepenc, caktoi takim, paratakim, me Listën Serbe, dhe kjo është mënyra se si me këtë takim të paracaktuar krijon orvatet të sajojë alibi”.
“Pas sulmit ka bërë telefona me shërbimet serbe, për të bërë fshehjen e vetes… Radojçiqi pas sulmit ka shprehur pakanëqasëi për rezultatet e sulmit, sepse deshi kanali të dëmtohet pakthyeshëm.


