KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dëshmitari thotë se të akuzuarës për shpëlarje parash ia kishte shitur një shtëpi në Prishtinë
Siguri

Dëshmitari thotë se të akuzuarës për shpëlarje parash ia kishte shitur një shtëpi në Prishtinë

Kosova News
Kosova News 15:03 -24/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Dëshmitari thotë se të akuzuarës për shpëlarje parash ia kishte shitur një shtëpi në Prishtinë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku D.SH. po akuzohet se në bashkëkryerje me babain e saj tashmë të ndjerë B.SH ka kryer veprën penale shpëlarje parash, në seancën e së martës është dëgjuar dëshmia e dëshmitares B.B dhe dëshmitarit XH.SH.

Dëshmitarit XH.SH, deklaroi se nuk e ka njohur të akuzuarin, tani të ndjerin B.SH, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Megjithatë, ai tha se të akuzuarës D.SH ia kishte shitur një shtëpinë në lagjen “Emshir” të Prishtinës e cila sipas tij kishte qenë së bashku me babain e saj B.SH .

Dëshmitari XH.SH. tha se kjo ka ndodhur diku para 10 – 15 vjete.

Ndërsa, në pyetjen e prokurores së rastit, Florie Salihu-Shamolli, dëshmitari XH.SH. ka thënë se nuk i kujtohet saktë sa ka qenë vlera e shitblerjes së shtëpisë, por që negocimin kryesor e ka bërë me të akuzuarën D.SH.

Po ashtu në këtë seancë është dëgjuar edhe dëshmia e dëshmitares B.B, e cila tha se gjatë periudhës 2012 -2013 ka punuar në Radio Kosova me tani të ndjerin B.SH dhe i njëjti ka qenë kontabilist.

Po ashtu, dëshmitarja B.B ka deklaruar se gjatë kohës sa ka punuar në Radio Kosova, nuk ka pasur kontratë por është paguar privatisht nga tani i ndjeri B.SH.

Tutje, në pyetjen e prokurores Salihu-Shamolli, dëshmitarja B.B ka thënë tani të akuzuarën D.SH. e njeh pasi që është vajza e të ndjerit B.SH dhe se njëherë ka qenë në shtëpinë e tyre.

Në pyetjen e mbrojtëses së të akuzuarës D.Sh, avokates Arbenita Aliu – Turkaj, dëshmitarja B.B ka thënë se ajo nuk ka marrë para prej të akuzuarit tani të ndjerit B.SH, por që ai me ish – bashkëshortin e tij kanë investuar në shtëpinë e tyre.

Ndërsa, në pyetjen e avokates Aliu – Turkaj, dëshmitarja B.B tha se asnjëherë nuk ka bërë ndonjë udhëtim jashtë vendit me tani të ndjerin B.Sh, por vetëm në vitin 2012 kur janë takuar në Vlorë.

“Është e vërtetë që jemi takuar në Vlorë, por nuk kemi shkuar bashkë as nuk jemi kthyer bashkë”, tha ajo.

Në këtë seancë, avokatja Aliu – Turkaj ka propozuar që të dëgjohet edhe eksperti financiar Dibran Jashari i cili e ka përpiluar ekspertizën financiare për këtë rast.

Këtë propozim, prokurorja, Salihu-Shamolli e ka kundërshtuar me arsyetimin se ekspertiza është e qartë.

Lidhur me këtë, kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Rrahman Beqiri e ka aprovuar propozimin e avokates Aliu – Turkaj ashtu që eksperti Dibran Jashari do të dëgjohet në cilësinë e ekspertit financiar në seancën e ardhshme.

Sipas aktakuzës, D.Sh ka qenë në dijeni se paratë të fiturara nga babai i saj kanë pasur prejardhje nga aktiviteti kriminal, dhe edhe pse ka pasur dijeni ose është dashur të ketë dijeni se këto para kanë ardhur nga aktiviteti kriminal i B.SH, ka pranuar shumën prej 27 mijë e 199 euro në kontratën e RPKO shumë të cilën ka përdorur për blerjen e shtëpisë ne lagjën Kalabria ku me këtë e ndihmon babain e saj B.SH ne kryerjen e vepres penale në bashkryerje Shpërlarje e Parasë në vlerë prej 27 mijë e 199 euro.

Me këtë ka kryer veprën penale “Shpërlarje e parave” nga neni 308 i Kodit penal të Republikës së Kosovës, lidhur me nenin 32 paragrafi 2 të Ligjit për parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financim të terrorizmit lidhur me nenin 31 të KPK-së

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 30 prill 2014, kishte marrë aktgjykim me anë të së cilit i akuzuari B.SH ishte gjetur fajtor dhe ishte dënuar me tre vjet e dy muaj burgim, ku përpos dënimit me burgim, ndaj B.Sh gjykata kishte shqiptuar edhe dënim plotësues, dhe atë, konfiskimin e pasurisë.

Gjykata B.SH ia kishte konfiskuar shtëpinë e tij në lagjen “Emshir”, në sipërfaqe prej 298 m2, garazhin me sipërfaqe prej 30 m2 dhe një veturë të tipit “Land Rover”.

Ndaj këtij vendimi kishte bërë ankesë mbrojtësja e Sh, avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi duke pretenduar se shkalla e parë ka bërë shkelje të dispozitave të procedurës penale, për vendimin mbi dënimin dhe për vendimin për konfiskimin.

Me vendimin e 6 tetorit 2015, Apeli, ankesën e avokates lidhur me vendimin mbi dënimin e kishte refuzuar si të pabazuar, ndërsa e kishte aprovuar ankesën vetëm sa i përket vendimit mbi dënimin plotësues, përkatësisht vendimin për konfiskimin e pasurisë.

Shkalla e dytë ka theksuar se instanca e parë në vendimin për konfiskimin e pasurive përkatëse nuk e ka arsyetuar në mënyrë të saktë vendimin për konfiskimin e secilës pasuri.

B.SH akuzohej se në vitet 2007 – 2012, si person zyrtar, derisa ishte duke punuar në Radio Kosovë, në pozitën shef i kontabilitetit, me qëllim që vetës t’i sjell përfitim pasuror të kundërligjshëm, ka përvetësuar shumën prej 331,350.87 euro.

Sipas aktakuzës, B.SH, mjetet të cilat i ishin besuar atij si shef i kontabilitetit në Radio Kosovë, nga llogaria bankare e Radiotelevizionit të Kosovës, i ka bartur në llogarinë e firmës së tij, NSH “Pastrimi”.

Me këtë rast, sipas aktakuzës, dëmi që i është shkaktuar Radio Kosovës arrin shumën prej 331,350.87 euro.

Tutje, në dispozitivin e dytë të aktakuzës thuhej se B.SH, si shef i kontabilitetit në Radio Kosovë, me qëllim që vetit t’i sillte përfitim pasuror të kundërligjshëm, me mjetet e Radio Kosovës kishte blerë 12 radiatorë për ngrohje qendrore, në vlerë të përgjithshme prej 1.061,50 euro.

Këta radiatorë, sipas prokurorisë, i pandehuri B.SH i ka përvetësuar për vete duke i dërguar në shtëpinë e tij, me çka të dëmtuarës Radio Kosova, i ka shkaktuar dëm material.

Më këto veprime të tij, sipas prokurorisë, i akuzuari B.SH kishte kryer veprën penale “përvetësim në detyrë”.

Gjithashtu lexoni:

Vdekja e punëtorit në Prishtinë, Hoti: Përgjegjësia të shkojë deri në fund, do të nisim inspektime me dronë

Aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”,  lëndohen shtatë persona

Zjarr në një fabrikë në Gjakovë

Arrestohen dy persona për kultivim të drogës

Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për krime lufte kundër popullsisë civile

Kosova News 24/12/2024 24/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
69%
1 km/h
Thu
33 °C
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
35 °C
Mon
32 °C

Lajmet e Fundit

Vdekja e punëtorit në Prishtinë, Hoti: Përgjegjësia të shkojë deri në fund, do të nisim inspektime me dronë
22:50 -29/07/2026
Rriten tensionet në LDK, në prag të Kuvendit për shkarkimin e Abdixhikut
22:28 -29/07/2026
Aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”,  lëndohen shtatë persona
21:38 -29/07/2026
Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK-në, arrestimet e serbëve për krime lufte do të vazhdojnë
20:38 -29/07/2026
BE-ja qorton Vuçiqin: Të shmangen deklaratat që nuk kontribuojnë në normalizim
20:07 -29/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?