Policia e Kosovës ka sekuestruar armë dhe municion në Rahovec. Më datën 22 dhjetor, policia ka pranuar një raportim lidhur me një rast të kanosjes.
Sipas njoftimit, viktima, mashkull i moshës madhore, ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje, i dyshuari, po ashtu mashkull i moshës madhore, e kishte kanosur.
“Lidhur me ankesën, hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme, pasi kishte dyshime se i dyshuari posedonte armë zjarri në pronën e tij në fshatin Pataqan i Poshtëm të komunës së Rahovecit”, thuhet në njoftim.
Në konsultim me prokurorin kujdestar, është kryer kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse në pronësi të të dyshuarit.
Tutje theksohet se gjatë kontrollit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie dhe 25 fishekë, një pistoletë dhe 25 fishekë, një pushkë ajrore dhe një pistoletë për sinjalizim me zë.


