KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Von der Leyen: Jemi të gatshëm për heqjen e masave, por na duhet konsensus
Politikë

Von der Leyen: Jemi të gatshëm për heqjen e masave, por na duhet konsensus

Kosova News
Kosova News 21:11 -18/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka thënë se Komisioni Evropian është i gatshëm për të përgatitur opinionin për status kandidati për Kosovën si dhe të heq masat, por se për këtë duhet unanimitet në Këshill.

Von der Leyen e tha këtë duke u përgjigjur në pyetjen rreth kritikave që i ka shprehur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për trajtimin jo të barabartë të Kosovës nga ana e BE-së dhe se pse Kosova ka mbetur me masa ndëshkuese dhe pa status kandidati.

“Jemi të gatshëm të nisim procesin por na duhet një ftesë e Këshillit për të dalur me opinion. Po punojmë që ta marrim këtë dhe ne jemi gati. E njëjta vlen edhe për masat. Ne jemi absolutisht gati t’i heqim masat, por edhe këtu na duhet unanimiteti i vendeve anëtare të cilin tash nuk e kemi, por po punojmë shumë që ta marrim sepse gjithsesi është me rëndësi që edhe Kosova të lëvizë përpara“, ka thënë Von der Leyen duke shtuar se “është me rëndësi të sigurohet se  paratë nuk do të humben”.

“Pra mbështetje e plotë për Kosovën por po e shihni se ky është proces të cilin duhet ta tejkalojmë duke marrë parasysh edhe unanimitetin“, ka thënë ajo tutje.

Von der Leyen ka shtuar se shtetet që aspirojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian duhet të përgatiten për përgjegjësitë e anëtarësimit, e nga ana tjetër edhe BE-ja duhet të akomodohet për një familje më të madhe.

“Duhet të ngrihemi ndaj realitetit të ri. Realiteti i ri është se nuk është e mjaftueshme që thjesht ta lëmë derën e hapur për anëtarët aspirues, por duhet të jemi aktivë dhe aktivisht duhet t’i afrojmë. Do të vazhdojmë të punojmë në dy prioritete me partnerët tanë të Ballkanin Perëndimor, njëra është pranimi në BE dhe tjetra është integrimi gradual në tregun tonë të përbashkët”, ka thënë ajo në konferencë për media pas Samitit Be – Ballkani Perëndimor.

Ndërsa, presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka thënë se shtetet e Ballkanit Perëndimor ishin në linjë me Deklaratën e përbashkët e dalë pas samitit. Ai ka potencuar se Ballkani Perëndimor e ka vendin në BE.

“Nuk ka rajon tjetër në botë ku BE-ja ka investuar kaq shumë burime, financiare, njerëzore dhe ekspertizë. BE-ja është tashmë partneri më i madh ekonomik dhe investitor në Ballkanin Perëndimor. Është dhe do mbetet partneri më i qëndrueshëm në të ardhmen. E dimë të gjithë se disa sfida mbeten. Mosmarrëveshje bilaterale dhe dilema fqinjësore ende duhet të adresohen. Duhet të qëndrojmë të fokusuar ne reforma kredibile dhe të qëndrueshme, dhe pranimi do të bëhet në bazë të meritave”, ka thënë Costa.

Costa ka shtuar se duhet shfrytëzuar momentumi i ri “për të krijuar kushtet e nevojshme për zgjerim, sepse nuk ka dyshim që e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE”.

Gjithashtu lexoni:

Përballja Kurti-Rama, përfshihet edhe Hekuran Murati

BE konfirmon se po kryen vlerësim rutinë strukturor të urës së Mitrovicë

Kriza në vend, Presidentja do t’i ftojë në takim liderët e partive politike

Kurti: Të akuzuarit për Banjskën, më afër Vuçiqit sesa mbrojtja e afërt

Kurti: Radoiçiq dhe paramilitarët e tij duhet t’i dorëzohen Kosovës, u dëshmua se kemi pasur të drejtë

Kosova News 18/12/2024 18/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
71%
1 km/h
Mon
32 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
35 °C
Fri
34 °C

Lajmet e Fundit

Përballja Kurti-Rama, përfshihet edhe Hekuran Murati
13:35 -30/06/2025
BE konfirmon se po kryen vlerësim rutinë strukturor të urës së Mitrovicë
13:33 -30/06/2025
Mbi 22 mijë franga të fshehura në trup, kapen në portin e Durrësit dy kosovarë me para të padeklaruara
13:22 -30/06/2025
Kriza në vend, Presidentja do t’i ftojë në takim liderët e partive politike
13:19 -30/06/2025
Kurti: Të akuzuarit për Banjskën, më afër Vuçiqit sesa mbrojtja e afërt
13:14 -30/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?