Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në bashkëpunim më Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë e Hetimit të Trafikimit me Njerëz, dhe me inspektorët nga Administrata Tatimore e Kosovës, si dhe Inspektoratin Qendror të Punës, kanë realizuar një aksion të gjerë inspektimi tek operatorët ekonomik që ushtrojnë veprimtari tregtare – aktivitete të mirëmbajtjes trupore (qendra masazhi) dhe aktivitete tjera të argëtimit dhe rekreacionit (muzikë nate).
Aksioni i përbashkët ka rezultuar me inspektimin e 126 subjekteve ekonomike, përkatësisht 69 operatorë ekonomik të cilët ushtrojnë veprimtari tregtare – aktivitete të mirëmbajtjes trupore (qendra masazhi) dhe 57 operatorë ekonomik që ushtrojnë veprimtari tregtare, aktivitete tjera të argëtimit dhe rekreacionit (muzikë nate).
Inspektorët e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut konform kompetencave ligjore kanë bërë mbyllje të përkohshme të 34 operatorëve ekonomik në tërë territorin e Republikës së Kosovës, për shkak të mos regjistrimit të bizneseve si dhe mungesës së pëlqimit/aktvendimit për plotësimin e kushteve minimale teknike


