Një granatë dore është gjetur të mërkurën në afërsi të Postës në Prizren.
Zëdhënësi i Policisë për këtë rajon, Shaqir Bytyqi, ka njoftuar se lidhur me këtë rast, është arrestuar një person i dyshuar.
“Është gjetur një mjet shpërthyes në afërsi të Postës në Prizren. Në lidhje me rastin është arrestuar një person i dyshuar”, ka thënë ai.
Sipas Bytyqit, deri tani nuk dihen motivet e rastit, i cili po hetohet nga Policia.


