KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Policia tregon armatimin dhe uniformat ushtarake që u gjenden dhe konfiskuan në Zubin Potok (FOTO)
Siguri

Policia tregon armatimin dhe uniformat ushtarake që u gjenden dhe konfiskuan në Zubin Potok (FOTO)

Kosova News
Kosova News 19:46 -03/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës ka realizuar sot një tjetër operacion bastisjeje në një lokacion të komunës së Zubin Potokut, ku ka zbuluar dhe konfiskuar armë, municion të kalibrave të ndryshëm, pajisje dhe uniforma ushtarake.

Në njoftimin e policisë thuhet së sot me datën 03.12.2024, si rezultat i patrullimeve dhe angazhimeve nga njësite relevante policore, janë siguruar informacione se në një lokacion të komunës së Zubin Potokut, dyshohej se gjenden të fshehura armë, municion dhe pajisje të ndryshme ushtarake.

“Pas verifikimit të informacionit njësite policore kanë kryer kontrollin në objekte ndihmëse ku në një kotec pule, të fshehura nën kashtë dhe në disa fuçi (bure) të mbushura me drithëra u zbuluan disa qese me armë, municion, antiplumb dhe pajisje të tjera ushtarake” , thuhet në njoftimin e policies.

Me këtë rast policia ka sekuestruar si dëshmi dhe prova materiale një armë AK-47 e demontuar, shtatë karikatorë për AK-47 me nga 30 fishekë, 12 fishekë dhe të zbrazët, pjesë të ndryshme për armë me një kuti plastike, municion të kalibrave të ndryshëm, një helmetë ushtarake, dhjetë rripa për uniforma ushtarake, një kapelë ushtarake, dy çantë ushtarake, një shall kamuflazhi për snajper, një këllëf ushtarak për karikator të armës së gjatë, disa jelekë taktikë ushtarakë, prodhim kinez dhe disa uniforma, xhaketa, këmisha, pantallona, rripa dhe kapela ushtarake me emblema e mbishkrime të llojeve të ndryshme, përfshirë ato ruse etj.

Sërish armë e municion në veri, ministri Sveçla: U gjetën edhe uniforma ushtarake të SHBA-së e Britanisë (VIDEO)

Në njoftim thuhet se “situata e sigurisë në nivel vendi vlerësohet e qetë, aktualisht një situatë e qetë vlerësohet edhe në veri të vendit, por siç e kemi bërë të ditur në vazhdimësi, në veri është një situatë e brishtë, e përcjellë me raste të natyrave të ndryshme kriminale, sikurse rasti i sulmit kriminal terrorist i ndodhur me 29.11.2024 ndaj infrastrukturës kritike në kanalin e ujit në Ibër Lepenc, të komunës së Zubin Potokut”.

“Angazhimet dhe masat shtesë të Policisë së Kosovës po vazhdojnë në veri të vendit, me qëllim që banorëve të asaj zone tu ofrohet siguri, të parandalohen aktet e mundshme kriminale e terroriste, akte këto si ky i fundit që ishte ndaj infrastrukturës kritike, dëmtimi i së cilës mund të kishte sjellë pasoja të mëdha për vendin, për termocentralet e po ashtu do të kishte lënë pa ujë të pijshëm shumë banorë të disa komunave, përfshirë edhe vet banorët në komunat në veri të vendit”, thotë policia.

Tutje thuhet se të gjitha veprimet e mëtejme do të realizohen në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë kompetente.

“Policia e Kosovës, mbetet e përkushtuar që të angazhohet në ruajtjen e rendit kushtetues dhe njëherit siguron qytetarët pa dallim se këto masa janë ndërmarrë në interes të sigurisë së tyre, parandalimit të akteve kriminale, ruajtjes së pronës publike dhe asaj private, si dhe sjelljes së personave të dyshuar para organeve të drejtësisë, në mënyrë që qytetarët e asaj zone të kenë një jetë më të qetë e më të sigurt”, thuhet në njoftim.

Për operacionin e sotëm në veri ka njoftuar edhe Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili ka publikuar një video ku shfaqen municione, armë dhe uniforma të gjetura gjatë një bastisjes të sotme në veri të Kosovës.

Sipas ministrit, këto materiale ishin fshehur nën një ahur dhe përfshinin uniforma të ushtrive të ndryshme.

Gjithashtu lexoni:

Arrestohen tre persona të dyshuar për mashtrim e falsifikim të dokumenteve

Aktakuzë ndaj 6 personave për planifikim të vrasjes dhe krim të organizuar

Kurti për gërmimet në Zubin Potok: Pengimi i Serbisë s’e ndalë Kosovën në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë

Dogana zbulon rreth 13 mijë euro të padeklaruara

Arrestohet 23-vjeçari i kërkuar me tri urdhërarreste aktive në Han të Elezit

Kosova News 03/12/2024 03/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
69%
1 km/h
Thu
33 °C
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
35 °C
Mon
32 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohen tre persona të dyshuar për mashtrim e falsifikim të dokumenteve
20:03 -30/07/2026
Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në objekte ndërtimi në Podujevë, Shtime dhe Ferizaj
18:56 -30/07/2026
Abdixhiku: Për herë të parë brenda 37 vjetësh, LDK-ja mblidhet për të rrëzuar
18:51 -30/07/2026
Ahmeti: Shkarkimi i Abdixhikut, në të mirë të LDK-së dhe të vendit
18:25 -30/07/2026
Quni: Besoj se Abdixhiku do të vazhdojë të jetë kryetar i LDK-së
18:22 -30/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?