KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti i kërkon Kallasit që Serbia ta dorëzojë Radoiçiqin në Kosovë
Politikë

Kryeministri Kurti i kërkon Kallasit që Serbia ta dorëzojë Radoiçiqin në Kosovë

Kosova News
Kosova News 16:40 -03/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se i ka kërkuar shefes së re të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, që shteti i Serbisë ta dorëzojë terroristin Milan Radoiçiq tek autoritetet e Kosovës si organizatori i sulmit në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar.

Kurti u takua të martën me Kallasin në Bruksel, si pjesë e takimeve të shefes së diplomacisë së BE-së që do të ketë sot me liderët e Ballkanit.

Pas takimit, kryeministri i Kosovës u shpreh optimist se Kallasi është në kohën dhe vendin e duhur dhe se rajoni do të përfitojë nga vlerat e saj.

“Në takim diskutuam çështjet e progresit të Kosovës sa i përket integrimeve evropiane, por edhe raportet me fqinjin tonë verior. Ia theksova që kemi pasur rritje ekonomike dhe progres demokratik të paparë në Kosovën e pavarur dhe njëkohësisht kemi menaxhuar sfidat më të rënda të sigurisë, kërcënimet më serioze të cilat rezultuan me vrasjen e rreshterit Afrim Bunjaku. Kryekrimineli i bandës që kreu këtë mbahet i lirë dhe mbështetet nga Serbia. Ne kërkuam, si në çdo takim tjetër, dorëzimin e Radoiçiqit tek autoritetet e Kosovës pasi Prokuroria tani ka aktakuzë prej 160 faqësh dhe grupin e tij prej mbi 40 personave”, ka thënë Kurti.

Në takim, Kurti bëri të ditur se u diskutuar edhe për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit. Vuri theksin se emblemat e konfiskuara, përfshirë një të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas bastisjeve që u kryen në veri. Për sulmin në Ibër-Lepenc, deri tash janë dy persona në paraburgim.

“Diskutuam edhe për sulmin e fundit. Kemi pasur punë profesionale nga autoritetet tona dhe duhet të marrim masa shtesë që të mos ndodh e njëjta gjë. Po zhvillohet hetim, ka të arrestuar, ka material të konfiskuar. Nga 74 distinktiva, emblema që u konfiskuan, 20 prej tyre janë ruse, të njësive të ndryshme ruse. Është edhe një emblemë e UÇK-së që na bën të mendoj se dikush ka dashur që hetimin e ardhshëm të mundshëm ta drejtojë në pistë të gabuar. Sepse nuk ka shpjegim ndryshe”, ka deklaruar ai.

Kurti ka thënë se Kallasi sot i kishte ftuar më shumë për t’i dëgjuar liderët. Ai beson se vitin e ardhshëm do të intensifikohet procesi për paqe, siguri, integrim e zhvillim nën estonezen.

Kallas i kërkon Vuçiqit zgjidhjen e rastit “Banjska” dhe t’i vendosë sanksione Rusisë

Gjithashtu lexoni:

​Sot vazhdimi i 39 i seancës konstituive – a do të ketë lëvizje nga subjektet politike?

Beogradi në tym e flakë pas protestave masive studentore

Vazhdon kriza institucionale: Kurti thotë se lëvizi pozicionet, ish-opozita e quan farsë dhe teatër politik

Bajrami thotë se “kompromiset” e Kurtit janë “shkelje flagrante të rendit kushtetues”

Kurti-opozitës: Testojeni Albulenën nëse i ka 61 vota apo jo

Kosova News 03/12/2024 03/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 15°
73%
1 km/h
Sun
29 °C
Mon
33 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
31 °C

Lajmet e Fundit

Chelsea arrin marrëveshje për transferimin e yllit të Borussia Dortmundit
09:18 -29/06/2025
Irani i hapur për transportimin e uraniumit në një vend tjetër
09:16 -29/06/2025
Temperatura përvëluese në Evropë, disa shtete në alarm të kuq
09:13 -29/06/2025
Mbyllet për qarkullim rruga Radavc-Kullë
09:10 -29/06/2025
Vdes në QKUK njëri nga të lënduarit në aksidentin që ndodhi në Sllovi të Lipjanit
09:08 -29/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?