KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Konjufca takohet me komisionerin kroat për mbrojtjen e të dhënave personale
Politikë

Konjufca takohet me komisionerin kroat për mbrojtjen e të dhënave personale

Kosova News
Kosova News 19:30 -26/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

 Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dërmaku, ka pritur sot në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e të dhënave personale, që njëherësh është edhe zëvendëskryetar i Bordit Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave (EDPB), Zdravko Vukić, i cili u shoqërua nga bashkëpunëtorët e tij dhe zëvendësambasadori i Kroacisë në Kosovë, z. Nedjeljko Špilek.

Gjatë këtij takim u diskutua rreth rritjes së bashkëpunimit midis Republikës së Kosovës dhe Kroacisë në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale. Kryeparlamentari Konjufca vlerësoi se ky bashkëpunim sjell përvojën kroate në vendin tonë duke i shërbyer Kosovës në rritje të kapaciteteve të saj, në një drejtim që thellon edhe më tutje raportet ndërinstitucionale mes vendeve tona dhe përbën kontribut në synimin tonë të harmonizimit me standardet evropiane të mbrojtjes së të dhënave.

Kryetari Konjufca e falënderoi z. Vukić për mbështetjen dhe angazhimin e tij në drejtim të këtij bashkëpunimi, por edhe për kontributin në anëtarësimin me statusin e vëzhguesit të Agjencisë së Kosovës për Informim dhe Privatësi në organin e pavarur të Bashkimit Evropian të mbrojtjes së të dhënave (EDPB), ku Kosova dhe kjo agjenci përfiton nga kapacitetet që ofron ky mekanizëm deri në përmbushje të plotë të standardeve evropiane. Kosova ka përmbushur obligimet ndërkombëtare për të harmonizuar rregullativën e saj ligjore për mbrojtjen e të dhënave me ato të BE-së dhe puna e institucioneve tona do të vijojë.

Komisioneri kroat i mbrojtjes së të dhënave dhe zëvendëskryetari i EDPB-së, Zdravko Vukić e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen dhe shprehu mbështetjen e tij për Kosovën në drejtim të zhvillimit të mëtejshëm në këtë fushë, e po ashtu u pajtua për nevojën e rritjes së bashkëpunimit midis institucioneve të vendeve tona përmes shkëmbimit të përvojave dhe ekspertizës.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Takimi ishte konstruktiv, do të vazhdojmë përpjekjet që në ditët në vijim të zhvillojmë diskutime më të thelluara

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi arritur marrëveshje me LDK-në

Nis takimi ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut

Prokuroria njofton se hetimet për mbetje mortore në Zubin-Potok po vazhdojnë në lokacionin e tretë

Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi

Kosova News 26/11/2024 26/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
23%
2 km/h
Wed
34 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Abdixhiku: Takimi ishte konstruktiv, do të vazhdojmë përpjekjet që në ditët në vijim të zhvillojmë diskutime më të thelluara
21:42 -04/08/2026
Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi arritur marrëveshje me LDK-në
21:39 -04/08/2026
Humbën rrugën në malin e Çikës, nis operacioni i kërkim-shpëtimit për dy turistë në Shqipëri
20:35 -04/08/2026
BE-ja, 100 milionë euro për Shqipërinë
19:51 -04/08/2026
Prokuroria: Radojeviqi bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza
19:22 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?