KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KQZ tregon si do të organizohet votimi për ata që s’mund të dalin nga shtëpitë – Spitale, shtëpitë e të moshuarve, burgje dhe për të verbërit
Politikë

KQZ tregon si do të organizohet votimi për ata që s’mund të dalin nga shtëpitë – Spitale, shtëpitë e të moshuarve, burgje dhe për të verbërit

Kosova News
Kosova News 10:06 -26/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Qindra ekipe mobile do të formohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) me qëllimin e vetëm që më 9 shkurt 2025 t’iu mundësohet votimi personave me nevoja dhe rrethana të veçanta, të cilët në ditën e zgjedhjeve nuk mund të shkojnë në vendvotim.

Në programin e votimit të personave me nevoja dhe rrethana të veçanta përfshihen qytetarët me sëmundje apo aftësi të kufizuar që nuk mund të dalin nga shtëpitë e tyre, personat në spitale, personat e moshuar në shtëpitë e caktuara për të moshuarit, të burgosurit në burgje dhe të paraburgosurit në qendrat e paraburgimit, personat në strehimore për mbrojtjen e viktimave dhe personat nën arrest shtëpiak.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar për se ky institucion do të krijojë ekipe mobile në çdo komunë, të cilët në ditën e zgjedhjeve shkojnë nga njëra adresë në tjetrën, për t’iu mundësuar votimin e këtyre kategorive të ndryshme votuesish.

“Votuesit me nevoja dhe rrethana të veçanta ndahen në tri kategori kryesore. Në kategorinë e parë përfshihen votuesit me sëmundje apo aftësi të kufizuar për shkak të së cilës nuk mund të dalin nga shtëpia. Regjistrimi i tyre fillon më 4 janar dhe përmbyllet më 5 shkurt 2025. Në kategorinë e dytë përfshihen votuesit që ndodhen në institucione të ndryshme, siç janë spitalet, shtëpitë për të moshuarit, strehimoret për mbrojtje e viktimave, burgjet, qendrat e paraburgimit. Regjistrimi i tyre bëhet në bashkëpunim me institucionet përkatëse nga 30 janari deri më 5 shkurt 2025. Të njëjtit mund të regjistrohen edhe individualisht përmes platformës elektronike të KQZ-së (http://qv.kqz-ks.org). Dhe, në kategorinë e tretë, përfshihen votuesit në rrethana të veçanta, të cilët nuk mund të shkojnë në vendvotim për shkaqe sigurie dhe votuesit që janë në arrest shtëpiak. Evidentimi i votuesve në arrest shtëpiak bëhet në bashkëpunim me institucionet përkatëse duke filluar nga 30 janari deri më 5 shkurt 2025”, tha Elezi.

Përveç mundësimit të votimit nga shtëpitë e tyre të këtyre tri kategorive votuesish, Elezi tha se KQZ do të vazhdojë të përkujdeset edhe për një kategori tjetër votuesish.

Ai bëri të ditur se KQZ-ja do të vazhdojë të krijojë kushtet për votim në vendvotime për personat e verbër dhe me të pamur të dobësuar.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është ndër institucionet e rralla në botë që mundëson votimin e personave të verbër dhe me të pamur të dobësuar në mënyrë krejtësisht të pavarur dhe duke ruajtur fshehtësinë e votës. Kjo bëhet e mundur që nga viti 2009, qoftë në Zgjedhje Lokale apo ato për Kuvendin e Kosovës. Për çdo proces zgjedhor, pasi të miratohet dizajni dhe përmbajtja e fletëvotimit me subjektet garuese, KQZ shtypë shabllonët në shkrimin e Brailit, të cilët i dërgon në çdo Qendër Votimi. Këta shabllon në shkrimin e Brailit, janë lehtësisht të përdorshëm dhe shërbejnë për të vendosur fletëvotimin”, tha Elezi.

Gjithashtu lexoni:

Vdes gruaja e lënduar rëndë në aksidentin në Autostradën “Ibrahim Rugova”

Haxhiu ngushëllon familjen Jashari pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

251-vjetori i ushtrisë amerikane, Haradinaj: Mirënjohje për rolin në çlirimin e Kosovës

Qemajl Aliu përshëndet arrestimet për Masakrën e Reçakut: Drejtësia është obligim institucional dhe moral

Kosova News 26/11/2024 26/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Gjermania shënon fitore me rezultat të thellë ndaj Kurasaos
21:14 -14/06/2026
Presidenti i Iranit mbron negociatat me SHBA-në
20:54 -14/06/2026
Rama: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci pronë private
19:46 -14/06/2026
Autostrada Shkup–Bllacë drejt realizimit, punimet nisin së shpejti
19:41 -14/06/2026
Xhaka kritikon bashkëlojtarët: Duhet të dëgjoni çfarë thotë trajneri
18:37 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?