KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vazhdojnë përplasjet mes ministrit  Murati dhe deputetes Bajrami: Hykmete, s’paske mësu as sot. Ulu, njësh!
Politikë

Vazhdojnë përplasjet mes ministrit  Murati dhe deputetes Bajrami: Hykmete, s’paske mësu as sot. Ulu, njësh!

Kosova News
Kosova News 17:59 -25/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Po vazhdon përplasja virtuale  mes Minstrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratit dhe deputetës së LDK-së Hykmete Bajrami.

Deputetja Bajrami sot e akuzoi ministrin Murati se po e manipulon opinionin publik përmes grafikoneve që ka paraqitur për kontratat njëburimore ku thuhet se qeveria e Kosovës në vitin 2008 ka nënshkruar kontrata njëburimore mbi 800 milionë euro.

Bajrami tha se kjo gjë është e pavarëtet pasiqë atëher I gjithë bugjeti i Kosovës kishte 900 milionë euro.

Ndërkohë ministry Hekuran Murati përmes një postimi në facebook i është kundërpërgjigjur deputetes Bajrami duke i thënë se “Hykmete, s’paske mësu as sot. Ulu, njësh!”

Murati ka vazhduar të ironizojë  me Bajramin duke thënë se edhe pse ka qenë minister e financave ajo nuk ka njohuri bazë për të funksionimit të buxhetit, apo të financave publike në përgjithësi.

“Anipse Hykmetja ka qenë për nja 6 muaj Ministre e Financave, e për disa vite tjera edhe Ministre e Tregtisë e Industrisë, nga ajo që paska shkruar në postimin e saj të fundit në Facebook, e dëshmon që ende nuk i din e as që i ka kuptuar ndonjëherë elementet bazë të funksionimit të buxhetit, apo të financave publike në përgjithësi.

I qenkan dashur më shumë se 24 orë Hykmetes që të arrijë në momentin e saj të “eurekas”, për ta gjetur, siç e quan ajo, “manipulimin e radhës” nga ana ime.”

Ministri I financave ka thënë se deputetja bajrami duhet ta dijë që nëse i tërë buxheti për vitin ekzistues është 500 milionë euro, kjo nuk e ndalon organizatën buxhetore që të lidhë kontratë disavjeçare për, ta zëmë ndërtimin e një autostrade, ku pagesa shtrihet në 3 apo 4 vite nga 200 milionë euro.

“Sipas saj, grafikoni që unë kam prezantuar dje ka pasaktësi sepse nuk është e mundur që në vitin 2008 të nënshkruhen kontrata në vlerë mbi 800 milionë euro, kur vetem afërsisht 500 milionë euro mund të ketë qenë buxheti i atij viti për prokurime. Pak a shumë, kjo ishte akuza.

Por, siç nuk e din Hykmetja, buxheti përveç vitit fiskal që mbulon, ka projeksione edhe për dy vite tjera në kuadër të asaj që quhet Korniza Afatmesme e Shpenzimit – KASH.

Dhe siç nuk e din Hykmetja, edhe nëse i tërë buxheti për vitin ekzistues është 500 milionë euro, kjo nuk e ndalon organizatën buxhetore që të lidhë kontratë disavjeçare për, ta zëmë ndërtimin e një autostrade, ku pagesa shtrihet në 3 apo 4 vite nga 200 milionë euro. Pra, shpenzimi në njërën anë dhe disponueshmëria e mjeteve në anën tjetër, janë dy gjëra të ndryshme.

Këtë e din secili qe merret me financat publike.

Por jo edhe Hykmetja.” ka shkruar ministri Murati në facebook.

Gjithashtu lexoni:

Numërohen 80 kuti të votave me postë, LVV kryeson me mbi 69 për qind

Haxhiu ngushëllon familjen Jashari pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

251-vjetori i ushtrisë amerikane, Haradinaj: Mirënjohje për rolin në çlirimin e Kosovës

Qemajl Aliu përshëndet arrestimet për Masakrën e Reçakut: Drejtësia është obligim institucional dhe moral

Kosova News 25/11/2024 25/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

SHBA-ja dhe Irani arrijnë marrëveshje për t`i dhënë fund luftës
09:06 -15/06/2026
Gërvalla merr pjesë në hapjen e “Javës për Ndihmë Juridike Falas”
09:03 -15/06/2026
Numërohen 80 kuti të votave me postë, LVV kryeson me mbi 69 për qind
09:01 -15/06/2026
Gjermania shënon fitore me rezultat të thellë ndaj Kurasaos
21:14 -14/06/2026
Presidenti i Iranit mbron negociatat me SHBA-në
20:54 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?