KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Elezi: Për 3 vite, rreth 40 mijë emra të personave të vdekur u larguan nga Lista Votuese
Politikë

Elezi: Për 3 vite, rreth 40 mijë emra të personave të vdekur u larguan nga Lista Votuese

Kosova News
Kosova News 08:45 -17/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Që prej përfundimit të Zgjedhjeve Lokale 2021 dhe deri në muajin gusht të vitit 2024, rreth 40 mijë emra të personave të vdekur janë larguar nga Lista Votuese. Kështu ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ai shpjegoi se sipas ligjit, KQZ-ja mban Listën e votuesve dhe siguron që e njëjta bazohet në të dhënat e sakta, të përditësuara dhe më të fundit të Regjistrit Qendror Civil dhe e cila në mënyrë sistematike largon personat e vdekur dhe personat që kanë hequr dorë nga shtetësia.

“Nëse flasim vetëm për numrin e personave të vdekur që janë larguar nga Lista Votuese pas Zgjedhjeve Lokale të vitit 2021, atëherë ky numër është: 39 mijë e 665 votues. Këtë të dhëna janë pjesë e raportit të Listës Preliminare të Votuesve i prezantuar në KQZ. Certifikimi i Listës së Votuesve është planifikuar të bëhet në fillim të vitit 2025 dhe atëherë do të kemi të saktë numrin e votuesve të larguar si të vdekur nga lista votuese që pas Zgjedhjeve Lokale 2021. Gjithashtu, me certifikimin e listës së votuesve do të kemi edhe numrin e saktë të votuesve brenda dhe jashtë Kosovës”, ka thënë Elezi.

Sipas Elezit, me qëllim edhe të pastrimit të listës votuese është duke u zhvilluar periudha për kundërshtimin e Listës Preliminare të Votuesve.

“Në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës të datës 9 shkurt 2025, është duke vazhduar periudha për kundërshtimin e pasaktësive në Listën Preliminare të Votuesve. Kjo periudhë ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 28 dhjetor 2024. Pra, deri në këtë kohë, votuesi mund të kundërshtojnë Listën Preliminare të Votuesve edhe për ndonjë emër të ndonjë votuesi për të cilin pretendon se nuk duhet të figurojë në këtë listë, përfshirë edhe rastet kur në këtë listë figuron emri i ndonjë personi të vdekur”, u shpreh Elezi.

Elezi njofton se kjo periudhë shërben për të përmirësuar Listën Votuese edhe në aspekte të tjera.

“Gjithashtu, çdo person me të drejtë vote që nuk figuron në Listën Votuese, është caktuar gabimisht në qendër tjetër votimit apo ka të dhëna të tjera të pasakta, mund të kërkojë nga KQZ rishikimin e saj përmes sistemit elektronik apo duke u paraqitur në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën përkatëse”, njoftoi ai.

Sipas KQZ-së, çdo votues mund të kontrollojë të dhënat e tij, përfshirë edhe qendrën e tij të votimit, në platformën elektronike: http://qv.kqz-ks.org, ndërkaq për të kundërshtuar pasaktësitë në Listën Preliminare të Votuesve, votuesi duhet të identifikohet me njërin nga tri dokumentet: Letërnjoftim i vlefshëm; pasaportë e vlefshme dhe leje e vozitjes e vlefshme.

Gjithashtu lexoni:

Kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Abdixhiku: Takimi ishte konstruktiv, do të vazhdojmë përpjekjet që në ditët në vijim të zhvillojmë diskutime më të thelluara

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi arritur marrëveshje me LDK-në

Nis takimi ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut

Muja: Në mostrat e qumështit UHT të “Vitës” është konstatuar prania e vajit të palmës dhe qumështit pluhur

Kosova News 17/11/2024 17/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
20° _ 18°
64%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
32 °C
Fri
35 °C
Sat
34 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

QKUK: 337 raste në Emergjencë gjatë 24 orëve
09:35 -05/08/2026
Kaçanik: Një grua shpëtohet nga zona e rrezikshme falë ndërhyrjes së policisë dhe zjarrfikësve
09:33 -05/08/2026
Sot në Kosovë temperatura deri në 38°C, apel për kujdes nga të nxehtit
08:47 -05/08/2026
Kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
08:45 -05/08/2026
Abdixhiku: Takimi ishte konstruktiv, do të vazhdojmë përpjekjet që në ditët në vijim të zhvillojmë diskutime më të thelluara
21:42 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?