KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri
Politikë

Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri

Kosova News
Kosova News 20:26 -16/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në një intervistë ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka thënë se draftstatuti i Asociacionit ka mangësi të shumta, derisa konfirmoi se bashkë me partinë e tij, do të marrin pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Më 13 tetor u raportua për një rrahje ndaj ish-kreut të Listës Serbe, Goran Rakiq nga persona të panjohur.

Rasi nuk është raportuar ende në Policinë e Kosovës, por arsyet e mundshme për këtë ngjarje i ka dhënë ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

Ai për Tëvë1 tha se dyshimet janë për keqpërdorim të madh me pozitën që Rakiq ka pasur në Listën Serbe si kryetar, duke mos u shërbyer interesave të qytetarëve, por atyre të Beogradit.

“Është sekret publik që një rast i tillë ka ndodhë, është po ashtu sekret publik që kjo ka ndodh për arsyeje të mashtrimeve të cilat i ka bërë ish-ministri, prandaj këto janë çështje individuale. Po normalisht janë të pakënaqur, në veçanti kur i luan ato lojërat e rrezikshme për individët atje kushdo që janë, normal që për neve është kufiri i tolerancës kufirin e nervave. Dikush nga ata qytetarët që ka qenë i dëmtuar me veprimet e Listës Serbe, nuk ka pas më nerva dhe ka reaguar në formën siç e dimë”, tha ai.

Sipas ministrit, Lista Serbe po vazhdon të përkrahet nga Beogradi, e që siç thotë ai, kjo mund të ndikojë në zgjedhje duke penguar partitë e tjera.

Por ministri konfirmoi pjesëmarrjen në zgjedhjet e 9 shkurtit me partinë e tij, Partia Demokratike Progresive me seli në Graçanicë.

“Hap pas hapi besoj që jemi në rrugë të duhur, por shumëçka varet nga reagimi i Beogradit në veçanti duke e ditur në çfarë modeli brutal kanë reflektuar deri më tani kundër kundërshtarëve politik të tyre. Prandaj, prapë proces me siguri një betejë politike e radhës shanset janë të mira por prapë … neve na presin sfida, po do të marrim pjesë”, tha Rashiq.

I pyetur për qëndrimin e tij rreth draftit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ai theksoi mungesën e sqarimit të implementimit, sidomos në arsim dhe shëndetësi.

“Nëse ai është origjinali atëherë unë i kom pas do vërejtje të mija, do pyete në veçanti sepse në disa sektorë, sidomos ato që më së shumti takojnë popullit në mënyrë më të gjerë p.sh, shëndetësia dhe arsimi, aty është shpjeguar shumë shkurt, shumë thjeshtë siç është shembull shëndetësia primare dhe private, që për mua nuk është e qartë çfarë është ajo. Nëse e pranojmë që është drafti i vërtetë, është një propozim bazik që nuk ka në thellësinë në kuptimin e situatës që është në Kosovë dhe metodologjinë e zbatimit. Është i thjeshtë shumë bazik”, tha ai.

Ministri për Komunitete dhe Kthim, vuri theksin te nevoja e përkrahjes së qytetarëve të të gjitha komuniteteve nga Qeveria e Kosovës për të larguar ndikimin e Beogradit zyrtar në Republikën e Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Ekzekutohen sot 100 eurot e sektorit privat, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

80 kuti të votave me postë të numëruara, VV e para me mbi 69%

“Ne kemi fituar zgjedhjet përsëri jashtëzakonisht bindshëm”, Gërvalla: Presim certifikimin e rezultateve para çdo diskutimi për koalicione

Gërvalla: Do të presim certifikimin e rezultateve para çdo diskutimi për koalicione

Numërohen 80 kuti të votave me postë, LVV kryeson me mbi 69 për qind

Kosova News 16/11/2024 16/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Katz: Izraeli do të vazhdojë të pushtojë pjesë të Libanit dhe ta ‘pastrojë’ atë nga banorët vendas
12:13 -15/06/2026
Marrëveshja e luftës SHBA-Iran, reagon Evropa
12:11 -15/06/2026
Ekzekutohen sot 100 eurot e sektorit privat, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime
12:06 -15/06/2026
India goditet nga vala ekstreme e të nxehtit, 64 gradë në diell
12:00 -15/06/2026
Dënohet për dy përdhunime djali i princeshës së Norvegjisë
11:57 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?