KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Jasharaj flet për rrezikun e mbylljes së shkollave shkaku i largimit të nxënësve
Arsim

Jasharaj flet për rrezikun e mbylljes së shkollave shkaku i largimit të nxënësve

Kosova News
Kosova News 10:23 -10/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka kërkuar nga Ministria e Arsimit, që në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe prindërit të krijohet një platformë në nivel vendi, e cila do t’i adresonte sfidat në arsim, e sidomos rrezikun e mbylljes së shkollave si shkak i largimit të nxënësve.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari në një intervistë ka thënë se gjendja në sektorin e arsimit në Kosovës është e keqe për dy arsye. E para sipas tij, për shkak të uljes së natalitetit edhe për shkak të ikjeve nga vendin për një jetë më të mirë në vendet e Bashkimit Evropian. Ai ka thënë se si shkak i kësaj në viset rurale ka tendenca për mbyllje të shkollave dhe duhet një angazhim më i madh që punëtoret e arsimit të mos mbesin pa vende pune.

“E kemi një gjendje të keqe në sektorin e arsimit, për dy momente, për shkak të natalitetit që vazhdon të ulet në Kosovë, por edhe për shkak të ikjeve, gjegjësisht shkuarjeve në vendet e tjera për një jetë më të mirë dhe kjo ka prekur edhe sistemin arsimor. Gjatë viti të kaluar shkollor jemi marr më këtë çështje dhe kishim informacione të cilat mund t’i quaj jo të verifikuara se po shtohet numri i atyre që largohen, kam fjalën kërkesat që ishin për pushim sipas ligjit, një vit pa pagës, dhe ne kishim frikë se këta njerëzit tanë e marrin këtë pushim shkojnë dhe e provojnë fatin jashtë dhe nëse atje stabilizohen nuk kthehen. E kishim frikën sidomos për kuadrat që i quajmë të lëndëve shkencore, teknologjisë, matematikës dhe lendeve të tjera. Ne publikuam përmes mediave edhe shifrat e para që i përmendem nga raportet tona 300 dhe pritëm që ministrja Arbërie Nagavci dhe Ministria të reagojë. Do të ishim të lumtur po të na demantonte, mirëpo heshtja e Ministrisë tregon se këtu ka të vërteta. Fatkeqësia jonë është se ajo që dihet në viset rurale kemi tendenca për mbyllje të shkollave dhe ne jemi kujdestar të situatës dhe luftojmë dhe angazhohemi që punëtoret e arsimit që pa fajin e tyre ju ndodh kjo situatë me mbyllje paralelesh apo shkolla në tërësi të mos mbesin pa vende pune”, ka thënë Jasharaj. 

Ai tha se deri më tani shteti dhe SBAShK-u janë kujdesur që mësimdhënësit të mos mbesin pa punë si shkak i mbylljes së shkollave. Por ai ka theksuar se duke marr parasysh gjendje aktuale të largimit nga vendi situata do të ndryshojë dhe do të ketë mbyllje të shkollave.

“Deri më tani nuk e kemi këtë situate edhe shteti duke ka kujdes por edhe SBAShK është kujdestar i saj, nuk kemi ndonjë shifër që tregon se dikush ka mbetur pa punë për shkak të mbylljes së shkollave. Mirëpo kjo gjë nuk mund të ndodhë në pa kufij dhe unë mendoj se shteti ynë, Qeveria, qoftë kjo, qoftë qeveri që vjen në zgjedhjet e shkurtit duhet të ulet dhe ta bëjë një platformë për nivel vendit, të mos na ndodhi siç ndodhi dikur në Kamenicë. Ta marrim një vendim të bazuar në nivel vendi ku do të përfshiheshin të gjitha palët, MAShTI, Qeveria, prindërit dhe SBAShK”, tha Jasharaj. 

Gjithashtu lexoni:

Rreth 300 studentë nga vende të ndryshme të botës i bashkohen Universitetit Veror në Prishtinë

MASh fillon hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

Ministri Çeku, në Simpoziumin Shkencor “Qëndrimet dhe vlerat në kurrikula dhe roli i tyre në edukimin e gjeneratave të reja”

UP hap konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Sot mbahet Testi i Arritshmërisë në Kosovë, marrin pjesë 23 mijë nxënës

Kosova News 10/11/2024 10/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
45%
6 km/h
Wed
25 °C
Thu
27 °C
Fri
30 °C
Sat
34 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Kamberi: Vizita e presidentit Begaj në Luginë, mesazh i qartë i mbështetjes për ruajtjen e identitetit
20:18 -08/07/2026
Mbyllen 6 biznese dhe gjobiten 6 të tjera në aksionin ndaj kriptovalutave dhe këmbimoreve
19:32 -08/07/2026
Konjufca e pret në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës
19:22 -08/07/2026
Konjufca pret organizatorët e “Newborn Kosova 2026”
18:57 -08/07/2026
Rutte: Samiti i NATO-s në vitin 2027 do të mbahet në Tiranë
18:48 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?