KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » SBASHK-u me paralajmërime: Së shpejti do të përballeni me protesta e greva
Arsim

SBASHK-u me paralajmërime: Së shpejti do të përballeni me protesta e greva

Kosova News
Kosova News 10:56 -08/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Mos plotësimi i kërkesave nga Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Arsimit, Sindikata e Bashkuar e Arsimit do të detyrohet së shpejti të protestojë e të mbajë grevë.

Këto veprime sindikale i ka paralajmëruar kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Jasharaj thotë se ka dy vite që ministrja Nagavci po i injoron mësimdhënësit në kërkesat e tyre.

“S’kemi asnjë sinjal për kërkesat tona nga ministrja Nagavci që dy vite vetëm na injoron”, thotë Jasharaj.

Ai ka bërë të ditur se çfarë do të veprojnë për ta kundërshtuar qasjen e Qeverisë dhe MASHT-it.

“Jemi duke biseduar me anëtarësinë, çka nëse vazhdohet me qasjen e gabuar të Qeverisë e Nagavcit. Komisioni do të vendos dhe nëse vazhdohet kështu do të ketë veprime sindikale, do të kemi fillimisht protestë e nëse nuk ka rezultat pozitiv, do të vazhdojmë me greva”, deklaroi Jasharaj.

Me rritjen e pagës nga janari për 55 euro nuk janë ndarë të kënaqur mësimdhënësit, thotë kreu i SBASHK-ut.

Sipas Jasharajt, rritja e pagave është dashur të rritët nga muaji nëntor, jo nga janari dhe me një shumë tjetër.

“Deklarimi për rritjen e pagave e ka shtuar edhe më shumë pakënaqësinë tek anëtarësia. I tërë sektori publik është tepër i pakënaqur. Është dashur tani ti rrisin pagat e jo nga janari dhe jo aq pakë”, shprehet Jasharaj.

Tutje, kreu i SBASHK-ut vlerëson se premtimi i rritjes së pagës nga Qeveria nuk është i bazuar në ligj.

“Ngritja ironike 55 euro në janar është e pamundur se Murati ka të drejtë me ligj të lëviz me vlerën e koeficientit por me vetë koeficient as ai as Kurti s’kanë të drejtë”, tha Jasharaj.

Tash e sa kohë kërkesat e parealizuara nga Qeveria për SBASHK-un janë Ligji i Pagave e vlera e koeficientit dhe pakënaqësia me ndryshimin e skemës pensionale.

Greva e fundit e mësimdhënësve është mbajt në fillim të vitit shkollor 2022-2023 ku zgjati 1 muaj.

Gjithashtu lexoni:

Ministrja Nagavci viziton nxënësit në ditën e parë të testit PISA 2025

Kurti: Universitetet hapin portat e dijes

Provimi i Maturës 2025 pa ndryshime në format – MASHT paralajmëron masa ndaj shkelësve

Nagavci mbështet Panairin e Shkencës dhe Kulturës në gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë

Ahmeti nënshkruan marrëveshje për mbështetjen dhe fuqizimin e të rinjve

Kosova News 08/11/2024 08/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
scattered clouds
8° _ 5°
78%
2 km/h
Wed
16 °C
Thu
19 °C
Fri
11 °C
Sat
14 °C
Sun
14 °C

Lajmet e Fundit

Shqipëria me “Zjerm” e ndez “Eurovisionin”
23:12 -13/05/2025
Goditet Rrjeti i Kontrabandës, sekuestrohen 7.65 tonë vajra motorike të dyshuara si të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut
23:08 -13/05/2025
Kololli ia siguron Sionit një pikë të rëndësishme
22:44 -13/05/2025
Zelensky uron Ramën: Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore
22:17 -13/05/2025
Apple mund të përdorë AI për të ndihmuar iPhone tuaj të kursejë baterinë
21:36 -13/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?