KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Krerë të institucioneve të drejtësisë nga Kosova zhvillojnë takime në Portugali
Lajme

Krerë të institucioneve të drejtësisë nga Kosova zhvillojnë takime në Portugali

Kosova News
Kosova News 19:33 -22/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në këtë shtet krerët e institucioneve të drejtësisë kanë zhvilluar takime me zyrtarë të nivelit të lartë në institucionet e drejtësisë portugeze.

Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Albert Zogaj, Kryesuesja e Panelit për Lirim me Kusht Valdete Daka së bashku me anëtarë të këtij paneli si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KGJK-së, Shkëlzen Maliqi, po qëndrojnë për vizitë në Portugali.

Rexhepi dhe Zogaj, janë pritur në takim nga Kryetari i Gjykatës Supreme të Portugalisë, João Cura Mariano, ndërsa kanë zhvilluar takime edhe me nënkryetarin e  Këshillit të Lartë Gjyqësor në Portugali, e të tjerë zyrtarë ku janë njoftuar me organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor në Portugali, si dhe praktikën e shërbimeve të inspektimit në vlerësimin e performancës së gjyqtarëve.

Siç bëhet e ditur, delegacioni kosovar është takuar edhe me gjyqtarët e Gjykatës për Ekzekutimin e Dënimeve, me ç’rast janë njoftuar për sistemin sprovues portugez, me theks si të veçantë mbi kushtet dhe rrethanat që ndikojnë në lirimin me kusht, si paraqitja e kërkesës fillestare, vendimmarrja dhe e drejta e ankimimit, gjithashtu u diskutua edhe lidhur me ekzekutimin e dënimeve në çështje penale dhe ekzekutimin e masave të detyrueshme të trajtimit rehabilitues.

Tutje thuhet se takimet kanë vazhduar me përfaqësuesit e Drejtorisë së Përgjithshme për Riintegrim dhe Shërbime të Burgjeve nga Ministria e Drejtësisë së Portugalisë, për siç thuhet të shkëmbimit të ideve rreth organizimit dhe funksionimit të sistemit portugez të burgjeve dhe riintegrimin social të të burgosurve.

Ndërkohë ky delegacion ka vizituar edhe Ambasadën e Kosovës në Portugali ku janë pritur nga Ambasadorja e Edona Maloku-Bërdyna.

Gjithashtu lexoni:

Pacolli: Bajrami po gënjen për Deponinë e Sferkës, KMDK-ja nuk e menaxhon atë

Mërgimtarët në pritje prej orësh në kufirin Kroaci-Serbi

Komuna e Podujevës furnizohet me kompjuterë të rinj, kontrata rreth 9.7 mijë euro

SHBA-Iran: Shqetësim për përshkallëzim të gjerë të luftimeve

“Pini ujë shpesh”, “Mos i lini fëmijët brenda makinave”, IKSHP del me rekomandime për mbrojtje nga vapa

Kosova News 22/10/2024 22/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 19°
85%
1 km/h
Sun
36 °C
Mon
34 °C
Tue
35 °C
Wed
26 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Pacolli: Bajrami po gënjen për Deponinë e Sferkës, KMDK-ja nuk e menaxhon atë
18:00 -19/07/2026
Ambasadori gjerman: Institucionet të formohen sa më shpejt, të shmanget një tjetër pasiguri
17:46 -19/07/2026
Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran
17:23 -19/07/2026
​Aksident në Rrugën e Kombit, lëndohen rëndë dy persona
15:54 -19/07/2026
Deschamps ua uron më të mirën Francës dhe pasardhësit të tij
15:15 -19/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?