KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Agjencia për Informim dhe Privatësi e dënon RTK-në që e fshehu buxhetin për Festivalin e Këngës
Lajme

Agjencia për Informim dhe Privatësi e dënon RTK-në që e fshehu buxhetin për Festivalin e Këngës

Kosova News
Kosova News 12:55 -21/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

 Radio Televizioni i Kosovës është gjobitur nga Agjencia për Informim dhe Privatësi.

Kjo për shkak se e ka fshehur buxhetin e dedikuar për organizimin e edicionit të sivjetmë të Festivalit të Këngës.

Sipas njoftimit transmetuesi publik mund të dënohet nga 3,000 deri në 10,000 euro – kjo do të caktohet pasi RTK të kthejë përgjigje, raporton Express.

Bëhet e ditur se Juristja e medias, Flutura Kusari ishte ankuar në AIP për mungesën e transparencës nga ana e RTK-së rreth buxhetit të festivalit, duke shprehur dyshime rreth menaxhimit të tij.

“Si rrjedhojë e moszbatimit të vendimit A-873/2024 të AIP-së nga ana e RTK-së, Agjencia për Informim dhe Privatësi, duke zbatuar paragrafin 3 të nenit 32 të Ligjit Nr.06/L-081 për Qasje në Dokumente Publike, njofton zyrtarin kryesor administrativ të institucionit publik, që nuk ka zbatuar këtë vendim, që të shfrytëzojë afatin prej shtatë (7) ditësh shtesë për të përmirësuar shkeljen e evidentuar në vendimin e lartcekur, para se të shqiptojë gjobë administrative, sipas paragrafit 1 të nenit 32 të Ligjit Nr.06/L-081 për Qasje në Dokumente Publike”, thuhet në njoftimin e AIP-së për shqiptimin e gjobës.

Po ashtu është bërë e ditur se AIP-ja ka konstatuar se RTK-ja si institucion publik “nuk ka ofruar qasje (përmes përgjigjeve) ndaj palës ankuese, në zbatim të vendimit të karakterit detyrues, të lartpërmendur, por ka zgjedhur të ofrojë sqarime arsyetuese, të cilat, autoriteti mbikëqyrës i ka gjetur si të pabazuara”.

Gjithashtu lexoni:

Komuna e Podujevës furnizohet me kompjuterë të rinj, kontrata rreth 9.7 mijë euro

SHBA-Iran: Shqetësim për përshkallëzim të gjerë të luftimeve

“Pini ujë shpesh”, “Mos i lini fëmijët brenda makinave”, IKSHP del me rekomandime për mbrojtje nga vapa

Tërmet me magnitudë 5.0 godet Turqinë, s`ka raportime për dëme

Hooker: Biseduam për marrëdhëniet e ngushta që lidhin ShBA-në dhe Shqipërinë

Kosova News 21/10/2024 21/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 19°
85%
1 km/h
Sun
36 °C
Mon
34 °C
Tue
35 °C
Wed
26 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Iniesta: Është e pamundur ta ndalosh Messin në finale
15:59 -18/07/2026
Messi kujton foton ikonike me Yamalin: Është e pabesueshme
15:40 -18/07/2026
Komuna e Podujevës furnizohet me kompjuterë të rinj, kontrata rreth 9.7 mijë euro
14:48 -18/07/2026
Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë
14:37 -18/07/2026
SHBA-Iran: Shqetësim për përshkallëzim të gjerë të luftimeve
14:04 -18/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?