KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Anija “Libra” sjell 16 emigrantët e parë afganë në portin e Shëngjinit
Rajon

Anija “Libra” sjell 16 emigrantët e parë afganë në portin e Shëngjinit

Kosova News
Kosova News 08:37 -16/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Mëngjesin e kësaj të mërkure, anija “Libra” ka mbërritur pranë brigjeve të portit të Shëngjinit me 16 emigrantët e parë afganë.

Anija është shoqëruar nga dy varka të tjera të policisë, dhe pritet të ankorohet në port që prej orës 07:30.

Në portin e Shëngjinit, forca të shumta të Policisë italiane dhe asaj shqiptare janë vendosur për të garantuar sigurinë gjatë këtij procesi.

Autoritetet po monitorojnë situatën për të siguruar një mbërritje të sigurt për emigrantët.

Refugjatët afganë që mbërritën me anijen “Libra” do të jenë të parët që fillojnë jetesën e tyre në kampin e krijuar sipas marrëveshjes së nënshkruar mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni, shkruan euronews.al

Procedura e aplikimit për azil pritet të përfundojë brenda 4 javësh. Emigrantët që plotësojnë kriteret do të transferohen në Itali, ndërsa ata që nuk e kanë këtë të drejtë do të riatdhesohen pas qëndrimit në kamp.

Përshpejtimi i procesit për apelimet do të realizohet përmes lidhjeve me video me gjykatën e Romës, ku afati për shqyrtim është përgjysmuar në 7 ditë për shkak të dekretit të miratuar për fluksin e ri të refugjatëve.

16 emigrantët e parë udhëtuan me anijen e patrullimit 80 metra të gjatë, e cila ishte e shoqëruar nga një ekuipazh prej rreth 70 ushtarësh.

Gjithashtu lexoni:

I ofroi ryshfet policisë kufitare, arrestohet shtetasi serb

Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës

Shqipëria nënshkruan tri konventa në Strasburg për shtetin ligjor

Vetëvendosje i siguron 52 ulëse në Kuvend me votat e diasporës, PDK-ja e humb edhe një mandat

Spektakël delfinësh në Karaburun-Sazan, mahniten turistët

Kosova News 16/10/2024 16/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Vjen drita e gjelbër nga senati: Zvicra shton praninë ushtarake në Kosovë
12:32 -16/06/2026
Shtyhet gjykimi ndaj Ramadan Morinës për krime lufte
12:10 -16/06/2026
Ganimete Musliu ka një lutje për Mulla Osmanin e VV-së
11:39 -16/06/2026
Nisin punimet për rikonstruktimin e segmentit Arllat – Malishevë
11:37 -16/06/2026
Kush është Xhavit Musa, shqiptari i kërkuar nga Interpoli dhe për çfarë akuzohet?
11:30 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?