KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Opozita kërkon hetim dhe shkarkim të Kusari-Lilës pas përgjimeve
Politikë

Opozita kërkon hetim dhe shkarkim të Kusari-Lilës pas përgjimeve

Kosova News
Kosova News 13:26 -11/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Kuvendin e Kosovës debati parlamentar për komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, me Milan Radoiçiq, po zhvillohet pa pushtetin. Vetëm me partitë opozitare janë të pranishme.

Nën drejtimin e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka nisur seanca e jashëzakonshme e thirrur nga 41 deputet e cila u thirr për komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila me Milan Radoiciq.

Në sallë plenare nuk ishin deputetët nga shumica parlamentare, megjithatë seanca nisi me fjalimin e Abelard Tahiri, shef i deputetëve të PDK-së.

Ai nga foltorja e Kuvendit i ka kërkuar prokurorit të shtetit të nisë hetim penal mbi bisedat e Mimoza Kusari-Lila me Milan Radoiçiq duke e quajtur këtë cenim të sigurisë kombëtare.

“Është fatkeqësi të madhe që Kuvendi të shihet pa një shumicë që i ka fituar 50 për qind zgjedhjet dhe t’i ikë ballafaqimit me të vërtetën. Këtë nuk e kemi parë asnjëherë në të kaluarën dhe shpresojmë që është hera e fundit që po e shohim kështu. Pra vendi ku do të duhej të ishte Mimoza Kusari Lila së bashku me deputet të LVV-së , ata që na kanë sjellë ne Kuvend Milan Radoiçiqin të jenë sot e të ballafaqohen me të vërtetat. Po ashtu ajo që është shumë e rëndësishme dje pikërisht në këtë foltore Mimoza Ksuari-Lila pati aludime që do të nxjerrën edhe fotografi, dhurata, pamje nga përurimi i shtëpisë së Radoiçiqit me zyrtar të shtetit të Kosovës. I bëra thirrje dje, i bëj thirrje edhe sot që është në interes të shoqërisë dhe shtetit të Kosovës të shihen ata njerëz që kanë marr pjesë në përurimin e shtëpisë së Radoiçiqit, kush janë njerëzit që kanë dërguar dhurata për familjen dhe fëmijët e tij, pra është me interes së një gjë e tillë e cenon sigurinë kombëtare të vendit tonë”, ka theksuar ai

Tahiri, i ka bërë thirrje Prokurorit të Shtetit që të nisë hetim mbi përgjimet e publikuara nga media në Kosovë ku supozohet se Kusari-Lila komunikon me kriminelin Milan Radoiçiq.

“Radoiçiqi nuk është thjeshtë një kriminel ordiner, është një person që e ka mbështetjen e madhe të Aleksandër Vuçiq. Kemi mbërrit me një pikë ku BIA serbe, shërbimet serbe përmes Radoiçiqit me ndikim te Lëvizja Vetëvendosje na e kanë përcaktuar vendimmarrjen në Kuvend. Cilat janë çështjet e përbashkëta që këta i kanë shtruar. Edhe më të rëndë e bën fakti që nuk kemi evidencë të votimeve çka kemi votuar në këtë Kuvend. Nuk kemi rekord të votimeve që janë shtyrë prej këtyre akterëve. Ne e dimë që Radoiçiqi na e ka përcaktuar pagën minimale me Mimoza Kusari Lilën. E dimë që Radoiçiq bashkë me LVV i kanë lënë bashkë kategoritë më të ndjeshme të vendit tonë. Milan Radoiçiqi me Mimoza Kusarin e kanë pasur një kandidat të përbashkët. Unë i kërkoj sot prokurorit te shtetit të ketë hetim penal mbi këtë çështje sepse është cenuar siguria kombëtare”, ka thënë ai.

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka fajësuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se ai e ka detyruar Kusari Lilën që të bëjë marrëveshje të fshehtë me terroristin Milan Radoiçiq. 
“Fajtor është kryeministri juaj Albin Kurti. Nuk e di si ju ka detyruar të bëni marrëveshje të fshehtë me krijesën e inteligjencës se Serbisë”, ka theksuar Quni.

Duke iu referuar shefes së deputetëve të pushtetit Kusari-Lila, ka thënë se nuk mund ta besojë që ajo është përkulur te varri i policit të vrarë në Bansjkë Afrim Bunjaku, duke e ditur se ai është vrarë nga dikush me të cilën ka bërë marrëveshje të fshehtë. 

“Përkundër asaj që nuk i kemi prezentë deputetët e LVV-së dhe kabinetin qeveritar do t’u drejtohem në mënyrën nëse virtualisht po e përcjellin këtë seancë. Nuk mund të imagjinoj se si një deputet te varri i heroit Afrim Bunjaku përkulet, vendos lule e përlotet duke e ditur se ai është i vrarë nga njeriu me të cilin t’i kohë më parë ke bërë marrëveshje të fshehtë”, është shprehur Quni.

Çuni ka thënë se është mirë të tregohet pak moral, të tregohet se edhe në politikë ka moral.

“Është mirë të rrëfeheni, të kërkoni falje dhe me vrap të shkoni në Prokurori e mos prisni që ata të iu thërrasin. Është e vetmja mënyrë t’ia kryeni një shërbim  të mirë kombit e shtetit. Nuk mbrohet partia duke rrënuar shtetin. Nuk mbrohet lideri duke rrënuar kombin. Dhe kurrë nuk thirret fqinji në ndihmë për ta dëmtuar vëllanë”, ka thënë ai.

Haradinaj: LVV-ja është bërë bashkë me Listën Serbe kundër UÇK-së

Lideri i AAK-së ,Ramush Haradniaj, ka thënë se si deputet i Kuvendit, Radoiçiqi është i ndjekur nga drejtësia e Kosovës që nga viti 2018.

“Që nga ajo ditë e bastisjes unë si kryetar qeverie, deputet i sotëm dhe kryetar i AAK-së nuk kam asnjë komunikim të asnjë natyre. E kushdo që ka ndonjë të dhënë, publikoni ku të doni. Kur e ka ndjekë drejtësia jonë në atë kohë ai ka pasur të drejtat e veta t’i përgjigjet drejtësisë, por e ka zgjedhur një rrugë tjetër atë të ikjes nga drejtësia dhe si i ikur, ndikimi i tij në procese të brendshme në Kosovë është rishfaqur me ardhjen në pushtet të Albin Kurtit. Ka mbërritur të bëhet faktor me ardhjen e LVV në pushtet dhe te Kurtit”, ka thënë ai.

Deputetja Hoxha për mungesën e pushtetit në seancë: Nuk janë këtu, sepse nuk duan të japin llogari, negociojnë me kriminelë

Gjithashtu lexoni:

Gërvalla shkon në Luksemburg për 40-vjetorin e Marrëveshjes së Shengenit

PDK: ZrrE-ja është në shërbim të monopolëve, jo të qytetarëve – nisëm betejën ligjore për drejtësi

Osmani nga Tokio: Kosova mbetet partnere e besueshme për Japoninë

Më 17 shtator nis votimi me postë për zgjedhjet lokale

Përshkallëzimi i situatës në Lindjen e Mesme, MPJD me njoftim të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës në Izrael

Kosova News 11/10/2024 11/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
clear sky
27° _ 25°
39%
6 km/h
Fri
26 °C
Sat
25 °C
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
23 °C

Lajmet e Fundit

Gjiganti evropian i ofron Paul Pogbas kontratë dyvjeçare
21:28 -13/06/2025
Irani fillon hakmarrjen, lanson qindra raketa drejt Izraelit
20:50 -13/06/2025
Komandanti i Gardës iraniane paralajmëron sulme të fuqishme ndaj Izraelit
20:15 -13/06/2025
Kurti viziton familjen e ish-policit që u arrestua dhe po mbahet padrejtësisht në Serbi
20:11 -13/06/2025
Gërvalla shkon në Luksemburg për 40-vjetorin e Marrëveshjes së Shengenit
19:36 -13/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?