KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hapet në Berlin ekspozita “Rezistenca paqësore dhe shtetformimi në Kosovë 1988 – 1998”
Lajme

Hapet në Berlin ekspozita “Rezistenca paqësore dhe shtetformimi në Kosovë 1988 – 1998”

Kosova News
Kosova News 19:54 -10/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në ambientet e Friedrich-Ebert-Stiftung në Berlin u hap ekspozita “Rezistenca paqësore dhe shtetformimi në Kosovë 1988 – 1998”.

Hapjen e ekspozitës e bënë Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, dr. Faruk Ajeti, dhe dr. Helene Kortländer, drejtuesja për Evropën Lindore e Fondacionit Friedrich Ebert. Ambasadori Ajeti theksoi rëndësinë e rezistencës paqësore për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ai u shpreh se „nën udhëheqjen e Presidentit Ibrahim Rugova, qytetatarët e Kosovës zgjodhën një rrugë të veçantë të rezistencës paqësore, një rrugë të unitetit, të durimit dhe shpresës. Rezistenca paqësore ishte një qasje e pazakontë për Ballkanin. Kjo politikë largpamëse duke krijuar institucionet paralele kundër represionit dhe brutalitetit serb ndikoi në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës. Rezistenca paqësore ishte më shumë se një betejë politike – ishte një përpjekje për të fituar mbështetjen e Perëndimit për aspiratat për pavarësi, me mjete paqësore, një politikë aspak e lehtë për atë kohë. Kjo pjesë e historisë më të re të Kosovës mbetet një pjesë qendrore e kujtesës sonë kombëtare dhe një dëshmi e vendosmërisë dhe guximit të shoqërisë sonë.“

Pas hapjes së ekspozitës, u zhvillua një panel diskutimi me temën “Toka e largët, konflikti aktual: Mosmarrëveshja serbo-shqiptare mbi Kosovën në vitet 1990 dhe sot“. Në këtë panel morën pjesë: kreatori i ekspozitës Shkumbin Brestovci, studiuesja Blerta Ismajli, dhe historiani Konrad Clewing.

Ekspozita u organizua nga Fondacioni Friedrich Ebert në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin, Österreichische Akademie der Wissenschaften dhe Leibniz-Institut für Ost- und Südosteuropaforschung.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 25 tetor 2024 në ndërtesën e Fondacionit Friedrich Ebert, Hiroshimastraße 17-28, 10785 Berlin.

Gjithashtu lexoni:

Komuna e Podujevës furnizohet me kompjuterë të rinj, kontrata rreth 9.7 mijë euro

SHBA-Iran: Shqetësim për përshkallëzim të gjerë të luftimeve

“Pini ujë shpesh”, “Mos i lini fëmijët brenda makinave”, IKSHP del me rekomandime për mbrojtje nga vapa

Tërmet me magnitudë 5.0 godet Turqinë, s`ka raportime për dëme

Hooker: Biseduam për marrëdhëniet e ngushta që lidhin ShBA-në dhe Shqipërinë

Kosova News 10/10/2024 10/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
21° _ 19°
77%
1 km/h
Sun
36 °C
Mon
34 °C
Tue
36 °C
Wed
17 °C

Lajmet e Fundit

Iniesta: Është e pamundur ta ndalosh Messin në finale
15:59 -18/07/2026
Messi kujton foton ikonike me Yamalin: Është e pabesueshme
15:40 -18/07/2026
Komuna e Podujevës furnizohet me kompjuterë të rinj, kontrata rreth 9.7 mijë euro
14:48 -18/07/2026
Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë
14:37 -18/07/2026
SHBA-Iran: Shqetësim për përshkallëzim të gjerë të luftimeve
14:04 -18/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?